Prezantuesja e Tv Klan Rudina Magjistari është kthyer në personazhet e preferuar të faqeve të Meme-ve dhe shumë prej atyre që qeshin me të, tani e ‘dashurojnë’ akoma më shumë. Edhe pse drejton një program mjaft të ndjekur, Rudina i ka bashkëshoqëruese edhe gafat.
Shumë prej personave që ndjekin faqet humoristike në Instagram mezi presin të shohin moderatoren dhe ‘bëmën’ e radhës prej saj.
Së fundi moderatorja vendosi të përshëndesë nga ekrani Dr. Flori dhe bashkë me të edhe Landi dhe Miri. Teksa djemtë ishin ftuar të flisnin për këngën e re ”Komshia”, Rudina u shpreh si më poshtë:
“Kënga ‘Beso’ ishte një vazhdim i punës nga Dr Flori, të cilin e përshëndesim se ndoshta është duke na ndjekur, ndërkohë e përshëndesin me dorë nga ekrani”.
Kaq është dashur dhe ka plasur gallata në rrjete sociale. Ndiqni videon ne minuten 1:30