02:29 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përshkallëzimi i protestave, Kryemadhi: Do të ketë strategji dhe plane të befasishme

21:31 | 25/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përshkallëzimi i protestave, Kryemadhi: Do të ketë strategji dhe plane të befasishme

Sot opozita ndryshoi strategjinë e mënyrës së zhvillimit të protestës, pasi gjatë paradites të rinjtë e FRPD dhe të LRI protestuan para Parlamentit ndërsa në orët e pasditës bllokoi të gjitha akset rrugore kryesore të vendit.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi gjatë mbrëmjes së sotme në emisionin “Open” se qytetarët janë sensibilizuar me kauzën e opozitës dhe paralajmëroi kryeministrin Rama ikja nga protestuesit tregon frikën që ai ka.

“Ne nuk pamë qytetarë të irrituar, përkundrazi ishin solidarë. Pamë shumë makina që kishin hapur krahun në anë të rrugës, duke treguar solidaritet. Ky është një nga hapat që ka hedhur opozita, e do të ketë vazhdimësinë e saj. Gjithçka është në bazë të një strategjie dhe plani, që do të jetë i befasishëm. Pse? Sepse kryeministri është larguar gjithnjë sa herë ka pasur protesta dhe nuk ka tentuar të qëndrojë e të përballet me njerëzit. Kjo tregon frikën që ka ai, ose s’do të përballet me opinionin mbi këtë situatë”, tha Monika Kryemadhi.

Ajo tha se në të kaluarën, kryeministrat nuk janë larguar por kanë qëndruar në zyrat e tyre.

“Kjo është një zgjedhje e gabuar e Ramës, pasi një ditë ai do të përballet me njerëzit”, tha më tej kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi tha se është çështje e Ramës nëse ikën apo nuk ikën, por duke ironizuar edhe deklaratat e këtij të fundit ajo tha: “Çdo ditë që ai qëndron, fati i tij bëhet gjithnjë e më i zi, meqë i ka qejf këto fallxhoret”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Monika Kryemadhiprotesta e opozites
Pas

“Bllokimi i rrugëve idiotësi epike”, Veliaj: Mos luftoni për fëmijët e Bashës dhe të Nishanit

Para

E rëndë/ Vrau pronarin e tij, nxirret në shitje zogu gjigand

Para
E rëndë/ Vrau pronarin e tij, nxirret në shitje zogu gjigand

E rëndë/ Vrau pronarin e tij, nxirret në shitje zogu gjigand

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.