Ka filluar protesta e opozitës, duke bllokuar akset rrugore, në disa qytete të vendit.
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, nga Miloti ka nisur marshimin së bashku me shumë qytetarë të tjerë, duke bllokuar kështu kryqëzimin e Milotit.
Ndërkohë që ka nis dhe bllokimi i akseve të tjera rrugore, në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier.
Burimet bëjnë me dije se gjatë protestës së sotme përsa i përket LSI-së, kryetarja Monika Kryemadhi, Sekretari i Përgjithshëm Endrit Braimllari, ish-deputetët Nasip Naco dhe Nora Malaj do të jenë te rrethrrotullimi i Plepave në Durrës.
Ndërsa në Tiranë, në protestën e cila do të mbahet tek sheshi Shqiponja, ku është paralajmëruar bllokimi i rrugës për rreth një orë, protesta do të shoqërohet nga Petrit Vasili, Klajda Gjosha dhe Floida Kerpaci.
Në Elbasan, Edmond Haxhinasto, në Milot, Viktor Tushaj, Përparim Spahiu dhe Agron Cela. Ndërsa në Fier, do të jet ëish deputetja Kejdi Mehmetaj.
Nga videot e siguruara nga gazetari i Fax News, duket se prezenca e qytetarëve është e lartë.
(S.A/FAXWEB.AL)
Me bllokimin e kryqëzimit të Milotit, është bllokuar gjithashtu dhe qarkulimi i mjeteve duke krijuar një qarkullim të rënduar për automjetet.