Prindërit e nxënësve të shkollës Gustav Mayer për të tretën ditë me radhë kanë dalë sot në protestë për shkak se fëmijët e tyre do të transferohen në dy shkolla të tjera Drita Pelinku dhe Naim Frashëri, për shkak se në mënyrë të njëanshme Bashkia e Tiranës ka vendosur që të rikonstruktojë godinën ekzistuese.
Sot në shumicë dërrmuese prindërit kanë kanë vendosur që të mos dërgojnë fëmijët e tyre në mësim, për shkak se kjo është dita e fundit e tyre në shkollën Gustav Mayer. Një prej prindërve thotë për gazetaren e Fax News Eksiola Shehu se nuk ka asnjë arsye për të nisur tani punimet në shkollë, sa kohë që ato parashikohen të zgjasin 2 muaj, dhe mund të kryhen fare mirë gjatë verës.
‘’Në tenderimin që i është bërë punimeve thuhet që ato do të zgjasin dy muaj, i kërkojmë llogari Bashkisë vetëm për një gjë: Pse nuk nisin punimet gjatë muajve të verës, sa kohë që do të zgjasin dy muaj? Ne nuk jemi njofdtuar për asnjë të dhënë sa i përket këtij investimi. Autoriteti kontraktor mund të ndërpresë kontratën në rast se i shërben interesit publik. Ne nuk themi që kontrata të anullohet, port ë shtyhet për në muajin Qershor nisja e punimeve”, shprehet babai.
Ai shton më tej duke thënë se shumica e prindërve janë të frikësuar, pasi punojnë në shtet, e megjithatë është firmosur peticioni, ku shumica e tyre kërkon që fëmijët të mos transferohen në shkolla të tjera.
“Pjesa më e madhe e prindërve e kanë pasue të pamundur që të na bashkohen për shkak se janë në marrëdhënie pune. Institucionet shtetërore duhet të flasin me shkresa dhe me dokumente dhe jo me tabela për nisjen e punimeve, shkolla ka përfaqësi të prindërve, dhe ne nuk jemi lajmëruar për asgjë. Ne do të zhvendosemi te Bashkia e Tiranës, do të kërkojmë që një përfaqëssi e jona të ketë takim me kryebashkiakun, ose me një përfaqësues që është përgjegjës për këtë çështje.
Një pjesë e prindërve kanë ndroje që të nënshkruajnë peticionin për shkak se janë në një marrëdhënie pune në shtet, duke bërë që të ketë një numër më të vogël artificialisht firmash. Një pjesë e prindërve po mendojnë që ti dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla private, për të shmangur kalimin e mësimit pasdite.
Në shkolla të tjera publike nuk lejohen regjistrimet, pasi është mesi i vitit arsimor. Nuk do ta çoj fëmijën time në asnjë prej shkollave që janë përcaktuar nga ana e Bashkisë. I gjithë ky angazhim i shërben fëmijës sim, për të pasur një program mësimor normal që është ora 8 e mëngjesit me 12 të mesditës”, vijon më tej qytetari.
Më tej protesta e tyre po zhvendoset në drejtim të Bashkisë së Tiranës, ku do të dorëzohet dhe peticioni me firmat.
Kujtojmë se Bashkia e Tiranës në një njoftim të bërë public për mediat, tha se në shkollë ka nevojë për ndërhyrje që mund të zgjasin edhe gjashtë muaj, ndërkohë që në kontratë është e mirëparashikuar, 2 muaj.
Ca më tepër ajo që përbën hapi është fakti se kjo shkollë është rikonstruktuar vetëm dy vite më parë, teksa reklamohej si një nga sukseset e Veliajt, që vetëm pask kohë më pas kërkon një ndërhyrje të dytë. (LEXO EDHE KËTU)
(E.K/FAXWEB.AL)