02:48 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përshtatën lokalin për prostitucion, shisnin dhe kokainë, arrestohet pronari e 5 të tjerë në Lezhë

13:55 | 31/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përshtatën lokalin për prostitucion, shisnin dhe kokainë, arrestohet pronari e 5 të tjerë në Lezhë

Vihen në pranga 6 shtetas (pronari i lokalit, 1 shtetase që ushtronte prostitucionin, 1 shtetas që shiste dozat e lëndëve narkotike dhe 3 shtetas që nuk kallëzuan këtë krim). Shpallet në kërkim 1 shtetas, bashkëpunëtor për shitjen e lëndëve narkotike. Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë, që u gjetën në lokal, 8000 euro, 9 aparate telefoni, dhe një automjet.

Njoftimi i policisë:

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me  Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policise Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, DVP Lezhë finalizoi operacionin policor të koduar “Fazani”. Në kuadër të këtij operacioni:

-u arrestua në flagrancë shtetasi Krenar (Bashkim) Lika 46 vjeç, banues në Malbardhe, Kurbin, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-u arrestua në flagrancë shtetasja Blerina Leti 42 vjeçe, banuese në Bulqizë, për veprën penale “Prostitucioni”;

-u ndalua shtetasi Ahmet Rizvani 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

-u ndaluan shtetaset Alketa Volaj 37 vjeçe, banuese në Lezhë, Vjollca Haka30 vjeçe, banuese në Prishtinë dhe Klaudia Oshafi 20 vjeçe, banuese ne Laç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

U shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit K. K., 23 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shtija e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dhe veprimet operacionale të kryera gjatë operacionit është zbuluar se shtetasi Krenar (Bashkim) Lika e kishte përshtatur lokalin e tij, për ushtrimin e prostitucionit dhe për shitjen e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit u gjetën dhjetëra doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me shumën 8000 euro dhe një automjet.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtyre veprimtarive kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Pas

SPAK zbardh tentatin ndaj vëllezërve Baho 5 vite më parë në Elbasan

Para

Dështimi me zjarret/ Balliu: PD kërkon hetim të menjëhershëm të gjendjes së Forcave të Armatosura!

Para
Dështimi me zjarret/ Balliu: PD kërkon hetim të menjëhershëm të gjendjes së Forcave të Armatosura!

Dështimi me zjarret/ Balliu: PD kërkon hetim të menjëhershëm të gjendjes së Forcave të Armatosura!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.