Florian Saraci, 32-vjeçar shqiptar banues në Villorba (në provincën e Treviso), është akuzuar nga policia si një terrorist i mundshëm. Për më tepër, ai gjithashtu është dënuar së fundmi për kërcënime për keqtrajtim të partneres të tij.
Ditën e djeshme Selia e Policisë së Venecias – në bashkëpunim me atë të Treviso – ekzekutoi urdhrin e dëbimit nga territori italian të Saracit, pasi e konsideroi një “subjekt të rrezikshëm” për rendin publik.
Kohët e fundit ai detyronte gruan e tij të shkonte në xhami dhe të vishte vetëm sende të veshjeve që i konsideronte të përshtatshme për besimin islam. Më 7 shkurt, Gjykata e Trevisos dënoi shtetasin shqiptar me burgim prej një viti për krimin e veprave persekutive, pas denoncimit të gruas së tij.
Dënimi ndaj tij u konfirmua edhe nga Gjykata e Apelit e Venecias nëntorin e kaluar, siç shkruan agjensia e shtypit Adnkronos.
Florian Saraci, i konsideruar i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike, tashmë është dëbuar të Mërkurën në mbrëmje, i shoqëruar nga oficerët e Policisë së Shtetit, ai u fut në një fluturim të drejtpërdrejtë për në Tiranë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)