Vijon të jetë e tensionuar situata pranë shkollës së Petro Ninit, ku persona të paidentifikuar me leva dhe me kapuç kanë tentuar që të shembin derën e banesës, ku prej mëngjesit të sotëm ka një situatë të tensionuar.
Policia duket se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje për ti larguar këta persona, që nuk kanë asnjë lloj statusi, edhe pse mendohet se janë pjesë e punonjësve të përmbarimit.
Ndërkohë që në mbështetje të banorëve, kanë mbërritur dhe banorë të tjerë të lagjes, të cilët shprehen se kjo situatë është e patolerueshme.
‘’Unë jam në proces legalizimi, nuk na merrnin denoncimin, unë mund të humbas punën, po nuk më shqetëson kjo gjë.
Ç’faj kemi ne? Nuk i kemi vjedhur askujt, Aleksandër Gavoci nuk është burrë, nuk është njeri, nuk është biznesmen. Jemi ulur me të në tavolinë dhe të nesërmen na sjell përmbarimi.
Unë e di që ky është një vend i lakmuar, ai thotë që këtu do vijnë njerëz VIP-a, dhe ne jemi askush, se jemi të varfër. Nuk jemi prokurorë, të gjithë mbahen me rrogën time. Shteti të vëjë dorën në zemër, sot nuk i kam çuar fëmijët në shkollë, se do mbrojnë shtëpinë, ai e ka korruptuar të gjithë, gjyqtarë dhe prokurorë.
Të gjithë gjyqtarët që kanë trajtuar çështjen tonë janë jashtë nga Vetingut, dhe ne humbasin pronën tonë, jemi brezi i katërt që lindim në këtë banesë, dhe ende na quajnë të ardhur”, shprehet një prej banorëve e cila është njëherësh dhe efektive e policisë.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post