Një person i maskuar dhe i armatosur ka grabitur një dyqan celularësh.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës përballë Sahatit, mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 ku një person i paidentifikuar pasi ka kërcënuar me armë shitësen e dyqanit ka marrë disa celularë dhe është larguar me shpejtësi.
Vetë punonjësja e dyqanit ka thënë se një person i maskuar dhe me armë ka hyrë në dyqan, duke marrë disa celularë dhe më pas është larguar.
Ajo ka thënë se personi e ka kërcenuar duke i drejtuar edhe armën.
Forca të shumta policie në vendin e ngjarjes po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Mësohet se i njëjti dyqan është grabitur dhe herë të tjera.
(M.D/ Shuplaka)