Gazetari Ylli Dylgjeri, ka paralajmëruar një politikan, për të cilin shprehet se ka në CV edukimin e shkollës së lartë , por nuk ka dëftesën e shkollës së mesme.
Me anë të një postimi në Facebook, Dylgjeri shkruan, personaliteti të cilit nuk ja bën të ditur identitetin kishte shumë shokë, biles të sërës së lartë fare, por nga investigimet doli se Personaliteti nuk kishte shokë klase të shkollës së mesme
Postimi i plotë
Personalitet pa shkollë të MESME!
Nuk është luftëtar i Luftës së Dytë Botërore.
Nuk është as ish kuadër i PPSH-së. Pas viteve 90 nuk është më lajm që të kesh kryer shkollën e lartë dhe të mos kesh kryer shkollën e mesme! Në Administratën e Lartë janë konstatuar një mori rastesh falsifikimi dëftesash shkollore. Një herë një Ministër Rendi, vite më parë, pasi u mblodhi policëve diplomat, e hetoi mbi to, në fund u tha:
Tani që u njoha me edukimi dhe diplomat tuaja, shkoni bëni edhe shkollën e mesme! Kjo nuk është as humor e as barcaletë. Ka ndodhur.
Ashtu siç ka ndodhur këto ditë edhe një
zbulim tjetër i madh:
Një Personalitet i lartë që kish në duar jetën tonë, në CV kishte si edukim diplomën e shkollës se lartë por jo dëftesën apo arsimin e mesëm. Personaliteti kishte shumë shokë, biles të sërës së lartë fare, por nga investigimet doli se Personaliteti nuk kishte shokë klase të shkollës së mesme!!!
-Kush e ka mbuluar deri tani këtë “siguracion”?
-POLITIKA
-Kush është?
-Duroni.
Janari ka hyrë vetëm allafrënga. Presim të hyjë edhe allaturka.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post