Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e të gjykatës së Tiranës për lënien në burg të Izet Haxhisë.
Për të folur për vendimin e marrë nga gjykata e Apelit, i ftuar në studion e FaxNews, është avokati Idajet Beqiri. Beqiri është shprehur se Haxhia erdhi i ekstraduar nga Turqia, pa pengesën e tij.
Gjithashtu, avokati ka thënë se gjyqi ndaj Izet Haxhisë është politik, dhe se i vetmi dëshmitar ndaj tij është Sali Berisha.
Më tej, Beqiri ka theksuar se Berisha e ka implikuar Haxhinë me këtë çështje.
Turqia, paraburgimin e ka të tmerrshëm. Haxhia e kërkoj vetë ekstradimin, ka kërkuar që çështja e tij të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit. Gjykata e Apelit e prishi vendimin. Vuri në dyshim akuzën për Izet Haxhinë.
Të mbahet 4 vjet e ca muaj paraburgim në Turqi, 8 vite në arrest shtëpie, dhe 1 vit e gjysëm paraburgim këtu në vendin tonë, atij i shkojnë gjithsej 21 vite burg, ndërkohë 25 vite burg ai është dënuar në total, atëherë nëse gjykata e Apelit e dënon sërish me 25 vite burg, po vitet që bëri në paraburgime?
Nuk them se kjo që ndodhi është bërë nga paaftësia.
Ndërkohë, akovati Beqiri, ka theksuar se gjyqi ndaj Haxhisë është politik dhe se Berisha kur u vra Azemi nuk telefonoi organet e policisë, por telefonoi Ambasadën Amerikane.
“Gjyqi ndaj Izet Haxhisë është politik. I vetmi dëshmitar ndaj tij është Sali Berisha.
Berisha e ka implikuar Haxhinë me këtë çështje. Personat atë ditë erdhën për Berishën.
Makina me targa të Vlorës që do të kryente një ekzekutim, në vendin ku është vrarë Hazem Hajdari kishte që në mëngjes aty. Disa prej atyre personave që ishin brenda, sot ose janë në burg përjetë ose janë vrarë, ata nuk kishin objektiv të vrisnin Hazem Hajdarin, dhe aq e vërtetë ishte kjo, babai i Haklajve 1 ose 2 ditë më parë, kishte qënë në zyrën e Hajdarit.
Dhe i kishte treguar se si ishte vrarë djali i tyre, dhe Azem Hajdari i ka thënë: Nëse unë kam lidhje me vrasjen e djalit tënd, ma hiqni kokën. Babai i Haklajve ishte bindur që ai nuk kishte dorë.
Ata nuk kishin arrdhur për Hajdarin atë ditë, por për Berishën. Fokusi i tyre ishte të vritej Sali Berisha. Berisha e dinte që ata kishin ardh që në mëngjes, që ishin të armatosur, pasi mbesa e tij i ka treguar.
Berisha nuk mori asnjë masë. Ky ka qënë kryeministri i vendit. Nuk telefonoi ministrin e brendshëm por mori Hajdarin ”Kush janë ata që kanë ardh, dil merru ti me ata”.
Berisha kur u vra Azemi nuk telefonoi organet tona të policisë’. Berisha telefonoi Ambasadën Amerikane. Haxhia e pati mundësinë të largohej jashtë vendit. Por ai nuk e bëri një gjë të tillë..
(K.H./Faxweb.al)