Një tjetër person është arrestuar në lidhje me vrasjen e Hekuran Billës, në kryeqytet pak javë më parë. Policia ka vënë në pranga një 25-vjeçar i identifikuar si Gjekson Pusi, pasi dyshohet se drejtoi makinën me të cilën u krye atentati.
Autoritetet kanë tashmë 4 persona të arrestuar, Viktor Markun, Sebastian Malin dhe Adjola Lakrën si dhe 25-vjeçarin Gjekosn Pusi.
Billa, 40 vjeç, u vra më 11 qershor në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë. Pista kryesore e hétimit për èkzekùtimin e Billës është hákmárrje për vrásjen ndaj Prel Markut. Dyshohet se Hekuran Billa, ka ekzèkutuar Prel Markun me plùmb në ballë, në atë kohë 22 vjeç dhe Viktor Marku mendohet të ketë marrë hákun e vëllait. Billa rezulton i përfshirë në një rrjet pròstitucioni në Angli.
Hekuran Billa, atëherë 28 vjeç, qèlloi Prel Markun, 22 vjeç, në Park Royal në 14 tetor 2006. Billa u shpall fajtor për tre akùza për vràsje në tentativë dhe vràsje të Prel Marku, dhe u dènua me bùrgim të përjetshëm, me një mandat minimal të rekomanduar prej 34 vjet.
40-vjeçarit Hekuran Billa, iu bë aténtat máfioz disa javë më parë në zonën e Komunës së Parisit. Nga fotografitë e publikuara nga vendi i ngjárjes vihet re qartë se ishte me kufje në vesh kur u qèllua me plùmb në kokë.
Fotografitë janë shkrepur menjëherë pasi uniformat blu po e nxirrnin trupin e pájetë nga automjeti tip “BMW X6”, me targa të huaja. Hekuran Billa kishte 5 ditë që ishte kthyer nga Belgjika dhe aùtorët e kishin ruajtur gjatë gjithë kohës, derisa kanë gjetur momentin më të përshtatshëm për të ekzèkutuar.
Pòlicia njoftoi më herët se ka vënë në pránga një 22-vjeçar, me lidhje familjare me të dyshùarin kryesor për aténtatin ndaj Billës. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se personi i árréstuar është Sebastian Mali, i cili dyshóhet se ka pikasur lëvizjet e Billës në mbrëmjen kur ndodhi ngjarja. Mali është árréstuar gjatë një operacioni të pólicisë Tiranë në një lokal afër ish-parkut të autobuzave.