Të dielën Mainz luajti ndaj Inglostad, por kur në pjesën e dytë trajneri Martin Schmidt vendosi që të hidhte në fushë dhe Giulio Donati, mbrojtësi italian para se të futej në fushë ka bërë një veprim që po bën xhiron e botës në rrjetet sociale.
Ai u freskua në një mënyrë shumë të çuditshme në pjesën e poshtme. Donati në atë moment po merrte instruksionet e fundit nga Schmidt, por një mendje e kishte edhe për të qenë sa më i freskët.
Kemi parë shumë sjellje të futbollistëve po ama kjo e Donatit do të mbetet gjatë në mendjen e të gjithëve. (E.K/SHUPLAKA)