Ditën e sotme, Peru, një shtet i Amerikës Latine ka bërë publike shifrate vërteta të vdekjeve nga Covid-19 nga ku doli se numri ishte në fakt dy herë më i lartë se nga çfarë ishte publikuar nga qeveria.
Lidhur me këtë lajm, ka reaguar edhe eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho i cili në shkrimin e tij ka lënë të kuptohet se Peru nuk është ivetmi vend që ka nuk ka bërë transparencë me shifrat e vdekjeve, duke përmendur Shqipërinë.
Dasho thotë se qeveria nuk ka bërë publike shifrat e vërteta të vdekjeve që janë shkaktuar nga Covid-19, të cialt sipas tij janë edhe më të larta se ato të Perusë, krahasuar me numrin e banorëve të cilët janë rezidentë në Shqipëri.
Postimi i Plotë
“PERUJA BËRI TRANSPARENCË! PO BORATI?!
Dje, autoritetet peruane të shëndetësisë rishikuan numrin e vdekjeve nga COVID-i. Ato u bazuan tek shifrat e vërteta të vdekshmërisë që janë vdekshmëria shtesë dhe ajo e vlerësuar. Tashmë Peruja qëndron në krye të renditjes botërore me 500 vdekje nga COVID për 100 mijë banorë.
Ajo që autoritetet peruane dhe shkencëtarët e Johns Hopkins nuk dinë, është se ekziston një vend që ja kalon Perusë përsa i takon numrit të vdekjeve për banor dhe ky vend është Shqipëria e Boratit!
Në Shqipëri, numri i vdekjeve nga COVID vlerësohet në mbi 15 mijë, çka përkthehet në 535 vdekje për 100 mijë banorë, pra më lart se Peruja e vendit të parë!!!
Për koincidencë, Peruja dhe Shqipëria kanë edhe një karakteristikë tjetër të përbashkët. Drejtuesit e të dy vendeve aplikuan me dritëshkurtësi (në Shqipëri edhe me djallëzi) karantinat më të ashpra në kontinentet përkatëse. Madje karantina e Perusë zgjati deri në fund të qershorit 2020!
Rezultati për të dy vendet ishte katastrofik!
Në fakt, që prej muajit prill 2020 dihej se nuk ndihmonte karantina e verbër, por një sërë masash inteligjente dhe riorientimi i jetës sociale. Vendet si Gjermania sot kanë një vdekshmëri gati 10 herë më të ulët se Peruja dhe Shqipëria pa aplikuar asnjë ditë të vetme karantinë! Në sajë të masave inteligjente!
Dje Peruja bëri transparencë duke njohur në një farë mënyre dështimin e përpjekjeve në kontrollin e COVID!
Ajo që na intereson ne, shqiptarëve, është: a do të bëjë ndonjëherë transparencë Borati ynë??!!”