Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë së fundmi i pranishëm në përurimin e këndit të 9 të lojërave në njësinë 5, i cili përbën këndin më të ri të lojërave në kryeqytet.
Në përurimin e tij, Veliaj ka qenë i shoqëruar nga deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko. Ndër të tjera, Veliaj deklaroi se krahas ndërtimit të këndeve të lojërave, do të vijojë edhe përmirësimi i fasadave të pallateve, të cilat do të kthehen në vepra arti, me qëllim për t’i dhënë jetë gjithë zonës përreth.
“Plani që kemi këtë vit është që pas këndit të nëntë të lodrave në Tiranë, të vazhdojmë në të gjitha njësitë, përfshirë edhe njësitë rurale. Duke qenë se në vitin e parë u fokusuam vetëm te Tirana urbane, tani duam të vazhdojmë edhe te Tirana fshat, pasi edhe aty kemi shokë dhe shoqe, fëmijë të mrekullueshëm që meritojnë të kenë edhe ata kënde lodrash.”, është shprehur ajo më tej. (XH.A/SHUPLAKA)