Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur në përurimin e qendrës së artit ‘Arturbina’ ku ka deklaruar se kjo skenë do të jetë për artistët dhe dashamirësit e artit.
Rama është ndalur edhe tek akuzat e fundit daj tij se po shaktërron kulturën dhe artin, duke u shprehu se është ndërhyrë në 571 monumente kulturore por sipas tij sa mëshumë hapa hesh qeveria e tij në këtë drejtim aq më shumë shtohen zërat se ai po shkatërron kulturën nga ta që “nuk e dinë se çfarë kërkojnë”, sipas tij.
“Sa më shumë hapa hedhim ne, aq më lart ngrihet volumi i vajtimit që e gjeti artin kulturëm për shkakun tonë, për shkakun tim.
Duan, s’duan ata 571 monumente të trashëgimisë kulturore janë përtej greminës në buzën e së cilës i gjetëm, tek sa ndonjë edhe ka rënë gjatë pritjes kaq të gjatë.
20 operacione shpëtimi po zhvillohen sot që flasim për shpëtimin e objekteve të trashëgimisë kulturore. Të gjitha do donim ti bënim menjëherë, por mundësitë tona deri dje tejet të kufizuara nuk na e lejojnë shërimin e menjëhershëm të gjithë këtyre plagëve të së shkuarës”, tha ndër të tjera Rama.
Ai iu referua dhe Teatrit Kombëtar dhe deklaroi se historinë nuk e bën vjetërsia e mureve por vlerat që krijojnë protagonistët.
“Historinë nuk e bën vjetësia e mureve, por vlerat që krijojnë protagonistët dhe kushtet që u krijohen”, tha ai.
“Një teatër Kombëtar nuk është pronë ekskluzive e aktorëve, kur flitet për godina nuk janë aktorët dhe regjizorët por janë arkitektët, s’ka debate a duhet, a s’duhet”, u shpreh Rama.
Ndërkohë ndër të tjera shtoi: Pyetja nuk është nëse duhet apo jo godina, por çfarë duhet bërë për të zëvendësuar Kadri Roshin, Roland Trebickën, Agim Qirjakon, e të tjerë, kjo është pyetja e vërtetë se godina e ka humbur bastin.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post