08:25 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përvjetori i 48-të i lindjes së Metës, lumë urimesh nga të rinjtë e LSI-së

14:53 | 24/03/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përvjetori i 48-të i lindjes së Metës, lumë urimesh nga të rinjtë e LSI-së

Kreu i LSI-së dhe njëkohësisht kreu i Kuvendit Ilir Meta feston sot ditëlindjen e 48-të. Në këtë ditë kaq të rëndësishme nuk kishte si të mos mungonin urimet për një nga politikanët më të rëndësishëm të Shqipërisë.

Klevi Pojana

Nënkryetari i LRI-së Klevi Pojana, në këtë ditë kaq të veçantë për Metën i shpreh vlerësimin dhe urimet e tij.

“Njeriut që i besova vullnetin tim politik i uroj sot jetë të gjatë dhe të lumtur!
Fal angazhimit të tij sot unë dhe mijëra të rinj janë pjesë e politikës dhe vendimmarrjes!

Mundësia që i ofron të rinjve është mundësi për Shqipërinë!
Ai është modeli i bashkëpunimit dhe politikatit europian! 
Shembulli i një njeriu të suksesshëm në familje dhe karrier!
Ai është lideri im, lideri i rinisë shqiptare, lideri i Shqipërisë!”, shkruan Pojana.

Kejdi Mehmetaj

Përveç Pojanës, nuk kanë munguar urimet as nga eksponentë të tjerë të LSI-së, si deputetja Kejdi Mehmetaj.

“Para se të jesh një udhëheqës, sukses do të thotë të rritesh vet. Kur bëhesh udhëheqës, sukses është të rrisësh të tjerët. Gëzuar ditëlindjen miku më i mirë i të rinjve! Faleminderit për mbështetjen e pakursyer që na jep çdo ditë!”, shkruan Mehmetaj.

Endrit Braimllari

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë, Endrit Braimllari është një tjetër që ka shprehur urimet për kreun e Kuvendit, për të cilin shprehet se ndjehet krenar që është pjesë e ekipit të tij.

“Jam pjesë e mijëra të rinjve e të rejave, që me idealizëm e besim ju bashkuan drejtimit e vizionit tuaj për të përfaqësuar interesat e popullit, interesat e njeriut të thjeshtë! Nga ty mësuam se me punë dhe përkushtim, me thjeshtësi, dashuri dhe mirënjohje duhet t’i shërbesh vendit tënd. Të uroj më të mirën pranë familjes dhe gjithë shqiptarëve! Ndjehem krenar që jam pjesë e ekipit tënd për të krijuar më shumë shanse për një të nesërme më të mirë. Gëzuar ditëlindjen!”, shkruan Braimllari.

Floida Kërpaçi

Edhe Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi, nuk kishte si të mos e uronte në këtë ditë kaq të vecantë kreun e LSI-së, të cilin e konsideron si një njeri të thjeshtë.

“Të uroj Gëzuar Ditëlindjen dhe faleminderit për atë që ke bëre për mua, LRI, dhe të gjithë të rinjtë e Shqipërisë! Se je kaq i thjeshtë edhe pse gëzon plot pushtet, se i trajton njerëzit njësoj dhe jo me arrogancë, se punon cdo ditë e më shumë dhe nuk kënaqesh me pak, se gjithmone kërkon të mësosh nga rinia dhe nga problemet e brezit dhe nuk pretendon ti dish te gjitha, se na jep gjithmonë fjalën sa herë e kërkojmë, se na lejon që rinia të rritet e të zhvillohet si forcë që e drejton vetë fatin e saj! Për të gjitha këto duhet të falenderoj, por mbi të gjitha të shpreh dhe njëherë angazhimin tonë se vizioni juaj, vizioni jonë, i çdo të riu dhe çdo Shqiptari do të vazhdoj për të krijuar një të nesërme më të mirë! Gëzuar Ditëlindjen dhe le të krijojmë Një Shans për Të gjithë! #NJESHANSPERTEGJITHE”, shkruan Kërpaçi.

Ditën e ditëlindjes, kreu i Kuvendit ka vendosur që ta kalojë në krye të detyrës. Ai ndodhet në Angli për një vizitë zyrtare, ku do të zhvillojë një takim me komunitetin shqiptar që jeton atje. Për shkak të angazhimeve të tij do t’i duhet që ta festojë pa  familjen. (D.D/Shuplaka)

 

 

Etiketa: ilir metaklevi pojana
Pas

Harito në Durrës: Taksat të paguhen në mënyrë elektronike

Para

Kryemadhi nga Rrajca për ujësjellsin: Ka mungesë investimesh, na vret ndërgjegjia

Para
Kryemadhi nga Rrajca për ujësjellsin: Ka mungesë investimesh, na vret ndërgjegjia

Kryemadhi nga Rrajca për ujësjellsin: Ka mungesë investimesh, na vret ndërgjegjia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin, pronat shtetërore i kalojnë Korporatës për “Korpusin e Inspektorateve”

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.