01:20 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përzgjidhen 320 mësuesit koordinatorë për orientimin e karrierës në shkolla, Manastirliu: Misoni juaj, t’i orientoni nxënësit drejt profesioneve të së nesërmes

12:53 | 29/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përzgjidhen 320 mësuesit koordinatorë për orientimin e karrierës në shkolla, Manastirliu: Misoni juaj, t’i orientoni nxënësit drejt profesioneve të së nesërmes

Ministria e Arsimit dhe Sportit prezantoi 320 mësuesit e përzgjedhur si koordinatorë për orientimin e karrierës, pas thirrjes që u hap për dy role të reja që shtohen në shkollat tona: ajo e Mësuesit Koordinator për orientimin e karrierës dhe Mësuesit Koordinator të Sigurisë së Cilësisë. Gjatë aktivitetit të organizuar me këtë rast, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, u shpreh se kjo është pjesë e një reforme të gjerë për përmirësimin e orientimit të nxënësve dhe mbështetjen e tyre në zgjedhjen e drejtimit të studimeve apo të karrierës.

“Në kuadër të reformës së pagave për mësuesit në arsimin parauniversitar, vendosëm të krijojmë dy role të reja: mësuesin koordinator për orientimin e karrierës në shkollë dhe mësuesin përgjegjës për sigurinë dhe cilësinë e mësimdhënies. Këto role të reja përmbajnë mbështetje financiare specifike dhe mundësi për një fokus të veçantë brenda shkollës për të orientuar nxënësit në lidhje me arsimin e tyre të mëtejshëm ose integrimin në tregun e punës,” tha Manastirliu.

320 mësuesit koordinatorë, të shpërndarë në të gjitha shkollat do të ofrojnë udhëzime të personalizuara për nxënësit dhe prindërit, duke i orientuar në zgjedhjet e mëtejshme akademike dhe profesionale.

“Bëmë të mundur që kurrikula e kulturës së përgjithshme të ishte edhe më e unifikuar me atë të vitit të parë gjimnaz në mënyrë që ata të vitit të parë në gjimnaz, nëse duan të transferohen në një shkollë profesionale, të mund ta bëjnë gjatë gjithë vitit të parë. Është e rëndësishme që nxënësit dhe prindërit të kuptojnë se zgjedhja e një shkolle të mesme profesionale të lejon edhe ndjekjen e studimeve universitare, duke u bërë të aftë për tregun e punës ose për vazhdimin e studimeve universitare në një fushë të specializuar teknike,” theksoi Manastirliu.

Në mbyllje të fjalës së saj, Ministrja Manastirliu vuri theksin te përgjegjësitë e mësuesit koordinator të karrierës në shkollë.

“Ju, koordinatorët e orientimit të karrierës, jeni këtu për të udhëhequr nxënësit drejt të ardhmes së tyre, të bindur se kanë bërë zgjedhjen e duhur, por njëkohësisht ju duhet t’i orientoni nxënësit drejt profesioneve të së nesërmes duke zgjuar interes tek ata. Ky është mësuesi që duhet për vizionin tonë për Shkollën 2030,” tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Pas

“Unë jam e kundërta e një nazisti”/ Ashpërsohet gjuha mes kandidatëve për President në SHBA, Trump e quan Harrisin fashiste

Para

Ilir Proda pret ambasadorin Fabrizio Bucci: Bashkëpunimi me autoritetet italiane, i suksesshëm

Para
Ilir Proda pret ambasadorin Fabrizio Bucci: Bashkëpunimi me autoritetet italiane, i suksesshëm

Ilir Proda pret ambasadorin Fabrizio Bucci: Bashkëpunimi me autoritetet italiane, i suksesshëm

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.