Në finalen e “Dance with me”, përpara se të shpallej fituesi, Alketa mbajti një monolog mbi ëndrrat dhe dashurinë, një pjesë të të cilit e ka postuar sot në Instagram.
Në një prej videove, një komentuese i shkruan Alketës: “Po ti ke lekun mi zemër, mirë është ajo që thua, por ti e di shumë mirë që pa lek nuk mund të shkosh dhe s’mund të bësh asgjë”.
Moderatorja nuk ja ka lënë mangët përgjigjen, duke i treguar komentueses vështirësitë që ka kaluar për të arritur ku është sot.
“Unë e kam nisur pa asnjë kacidhe. Përzieja 5 shishe shamposh në përfundim, që të kisha mundësi të lahesha e të me vinte floku erë të mirë. Kam punuar 14 vjeç me plumbat që më fluturonin në majë të kokës se ishte luftë në Shqipëri. Po, po, e marrosur, i ikja mamit 14 vjeç për të shkuar në Radio. Ja kjo ishte ëndrra ime. Për këtë po flas. Paratë janë rezultat, s’mund të jenë motiv”, i përgjigjet Alketa.