Pas daljes në “Xing me Ermalin”, këngëtarja Altuna Sejdia ka qenë në qendër të kritikave për deklaratat e saj gjatë emisionit. Këngëtarja ishte e ftuar së bashku me bashkëshortin Patris Berisha, më pas nuk munguan edhe thashethemet se ajo kishte përzënë nga shtëpia mamanë e Patrisit.
Ka qenë vetë Tuna ajo që ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto që tregon të kundërtën. Nëna e Patrisit duket teksa përqafon vogëlushin, Tian.