Nëse ëndërroni të keni një biznes tuajin atëherë duhet të ndiqni disa këshilla, të cilat janë të nevojshme që të shpenzoni shumë para.
Krijimet personale
Së pari, janë krijimet personale, si arti dhe vepra artizanale. Për shembull, nëse ju jeni një piktor, ju mund të shisni veprat tuaja të artit me një investim që nuk kërkon më shumë se furnizimet e artit dhe kohën tuaj. Platformat si Etsy, eBay dhe Amazon kujdesen për krijuesit dhe e bëjnë të lehtë që puna juaj të kthehet në përfitime.
Shërbimet dhe riparimet shtëpiake
Shërbimet nuk ju kushtojnë para. Në këtë rast ju nuk keni nevojë domosdoshmërish për një ambient apo zyrë punë, sepse punoni kryesisht në shtëpitë e klientëve.
Konsultimet
Shumë punëtorë mendojnë të bëhen ndërmarrës pasi kanë marrë disa vite përvojë profesionale në sektorin e tyre. Mendoni për industrinë në të cilën ju bëni pjesë dhe sa ju keni arritur të mësoni përgjatë periudhës që i jeni përkushtuar profesionalisht.
Profesionistët dhe ndërmarrjet e reja mund të jenë të gatshme të paguajnë për eksperiencën tuaj.
Rishitjet e produkteve
Ideja e rishitjeve është e thjeshtë. Ju merrni produkte për t’i shitur te të tjerët. Produktet i merrni direkt nga prodhuesi ndërsa me dorëzimin e mallit ju përfitoni direkt edhe pagesën. E transaksionet e ndërmjetësimi prodhojnë fitimin tuaj.
Mikrobiznesi
Ju mund të shfrytëzoni mundësitë që ofron ekonomia. Për shembull, ju mund të jepni me qira një pjesë të shtëpisë suaj përmes Airbnb ose të gjeni shërbime të ngjashme për shfrytëzimin e atyre që ju keni. Në këtë mënyrë ju mund të siguroni disa të ardhura që mund të përbëjnë kapital për t’u riinvestuar në një projekt biznesi edhe më të madh e që kërkon para, të cilat tashmë ju i keni siguruar.
Shpresojmë, që tani ju ta keni kuptuar se për të nisur një biznes jo domosdoshmërish të kesh shumë para është e nevojshme. Në fakt, ju mund të nisni një biznes me pothuajse asgjë. Mjafton të dini se çfarë lloji biznesi funksionon më mirë në situatën ku ju ndodheni.