Makina që u grabit dje në afërsi të Qafë Kasharit dhe që transportonte lekët e një banke të nivelit të dytë, nuk plotësonte kushtet e sigurisë. Makinat që bëjnë këto transferta duhet të jenë të blinduara gjë që nuk e tregoi makina e përdorur dje nga Shoqëria Private e Sigurimit Fizik.
Makinat e blinduara mund t’i rezistojnë edhe gjuajtjeve me ccdo armë zjarri, ndërkohë që te makina që pamë dje në Rinas, xhami i saj ishte thyer me gjuajtjen e parë.
Por pyetja që i shqetëson të gjithë është: Cila është siguria e detyrueshme në transportin e parave?
1-Transporti bëhet me mjet të blinduar.
2-Kasaforta mbyllet që në bankë, shoferi nuk e ka kodin e kasafortës.
3-Në kasafortë vendoset bojë shënjuese. Në rastin se hapet kasaforta ngjyrosen kartmonedhat.
4-Në një apo disa nga thasët vendoset GPS, për të siguruar ndjekjen.
5-Makina e transportit duhet të jetë e pajisur me kamera. Kamera duhet të jetë e ndezur dhe të niqet nga salla e sigurisë.