Mjekët e spitalit të Fierit thonë se gjendja e 5 të plagosurve nga sherri i një dite më parë janë jashtë rrezikut për jetën.
Në një deklaratë për mediat, mjekët e spitalit u shprehën se të plagosurit po marrin kurimin e duhur, ndërkohë që nuk paraqesin problem serioze për shëndetin.
“Në spitalin e Fierit kemi 5 persona, dy janë në reanimacion dhe tre persona të tjerë janë në pavion jashtë rrezikut. Njëri nga pacientët ka bërë operacion, pacienti tjetër kishte një plagë shpuese, personi i plagosur me armë zjarri kishte dy plagë në kyçin e dorës dhe në shpatull, pa qenë plumbi prezent brenda dhe dy persona të tjerë të rrahuar me trauma sipërfaqësore. Ne kemi reaguar menjëherë. Për gjithë pacientët i është kryer ekzaminimi“, u shpreh mjeku për mediat.