13:09 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pesë vjeç pa mundur të ecë, Spitali Amerikan merr përsipër trajtimin e vajzës nga Burreli

13:14 | 12/03/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit
0
Pesë vjeç pa mundur të ecë, Spitali Amerikan merr përsipër trajtimin e vajzës nga Burreli

Riselda ëshë 5 vjeç dhe nuk mund të ecë. Ajo vuan nga një paralizë cerebrale dhe trajtimi i saj mund të bëhet i mundur vetëm falë fizioterapisë. Familja Pjetri deri tani e ka patur të pamundur pasi jeton  në kushte shumë të vështira ekonomike.

I ati, Edision Pjetri mes lotësh kërkon ndihmë për vajzën të cilës për shkak të sëmundjes i është  shkaktuar mosformimi i mirë I  kockës.  Familja pa asnjë lloj të ardhure e ka të pamundur  të përballojë trajtimin e sëmundjes . Riselda  kërkon të shërohet dhe të eci si gjithë bashkëmoshatarët e saj. Ky rast u bë publik në media dhe menjëherë Spitali Amerikan mori për sipër rastin , duke ofruar falas gjithë trajtimin.

Ky spital ka qendrën më të madhe të fizioterapisë  me mjekë shqiptarë e të huaj. “Spitali Amerikan do të trajtojë vajzën , duke  bërë të mundur shërbimin dhe trajtimin nga ekipi ynë mjekësor”, sqaron Oriela Kosho, Drejtoreshë e Marrëdhënieve me Publikun, në Spitalin Amerikan. Mjekët sqarojnë se bëhet fjalë për një paralizë celebrale të lehtë, ku deficiti është kryesisht tek këmbet, duart nuk janë shumë të prekura.

“Problemi kryesor qëndron tek pjesa e ekuilibrit dhe do punojmë shumë për të rritur masën muskulare , duke arritur të rrisim pjesën e lëvizshmërisë.Do të realizojmë të paktën 3-4 seanca në javë dhe jemi shumë optimistë që do  arrijmë atë që kemi synim, që vajza të nisë të ecë”, shprehet mjekja Kujtesa Dauti, mjeke fizioterapeutiste pediatre në Spitalin Amerikan.

Fizioterapia do të jetë intensive dhe shumë shpejt Riselda falë kësaj ndihme, pritet të ecë si gjithë bashkëmoshatarët e saj. Fizioterapia në spitalin Amerikan ofrohet me metodat më moderrne dhe me një staf  të specializuar mjekësh të huaj e shqiptarë.

Pas

Vuloset “fati” i Teatrit Kombëtar, ja çfarë thotë Rama: Projekti i ri me PPP, frymëzues

Para

Rreh bashkëshorten dhe kanos me thikë vjehrrën në sy të fëmijës, arrestohet në flagrancë greku

Para
Rreh bashkëshorten dhe kanos me thikë vjehrrën në sy të fëmijës, arrestohet në flagrancë greku

Rreh bashkëshorten dhe kanos me thikë vjehrrën në sy të fëmijës, arrestohet në flagrancë greku

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas më shumë se dy muajsh bllokadë nga Izraeli, OKB rifillon shpërndarjen e ndihmave në Gaza

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Vogëlushja Nur nga Gaza e cila vuan nga një sëmundje e rrallë po pret për trajtim

Maqedoni e Veriut, konfirmohen 2 raste të lisë së majmunëve

Jo politikan, misionar! Kur i mbaron “mandati”? Berisha tregon kur do të largohet nga politika

Berisha kërkon zgjedhje të parakohshme: Të krijohet qeveri teknike!

“U transferuan nga Kodra e Kuajve, tek shtëpia e Dakos në Bllok”- Berisha për zgjedhjet e 11 Majit: Katër kandidatë morën rreth 80 mijë vota!

80-vjetori i Teatrit Kombëtar! Përkujtohet shfaqja e parë dhe diskutohen sfidat e institucionit të artit e kulturës

Fëmija 2 vjeç bie nga lartësia në Rinas, adoleshentja pi fostoksinë/ Policia e Tiranës njofton ngjarjet e fundit në kryeqytet

“Shteti aktual, sipërmarrje e përbashkët me krimin”, Berisha: Komuniteti ndërkombëtar paralajmëroi “vdekjen” e procesit zgjedhor 10 ditë para 11 majit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.