Aktivistët Besian Pesha dhe Adriatik Lapaj të ftuar në studion e Fax News për të folur mbi çështjen e tarifës së vendosur nga qeveria Rama në Rrugën e Kombit.
Besian Pesha u shpreh se vetë kryeministri e pranoi fajin dhe me pranimin e faktit pa u konsultuar me banorët e Kukësit amnistoi ata 11 protestues që sot janë lënë në burg.
Kryeministri me fjalimin e tij në parlament, sipas Peshës, i dha të drejtë protestave të deri tanishme dhe protestës që shoqëria civile do të organizojë ditën e shtunë në orën 12:00.
Në lidhje me protestuesit që u lanë në burg, do të duhej që të kishte reagim më të fortë. Përballë lënies në burg të qytetarëve më të ndershëm të zonës sikur të ishin terroristët më të rrezikshëm, duhet të ishin 30 mijë qytetarë, 100 mijë qytetarë. Po nuk u ngritëm, ne amnistojmë arrogancën, ne amnistojmë koncesionet e padrejta.
Adriatik Lapaj, i cili është avokat në profesion, u shpreh për masat e sigurisë ‘arrest me burg’ të vëna ndaj protestuesve kuksianë.
“Së pari i ndaluari duhet të ketë rrezik që të ikë. Në këtë rast është një vepër penale e cila nuk ka motiv për arratisje.
Kushti i dytë i masës së arrestit në burg është që të ndaluarit të mos kryejnë vepër të dytë penale. U pa qartë se ata janë arrestuar pas mesnate nëpër shtëpia.
Kushti i tretë i masës së arrestit në burg është që këta mund të ndikojnë në prishjen e provave.
Në të treja këto pika, nuk legjitimohet që këta qytetarë të mbahen në burg. Në kushte të tjera, Gjykata duhet të kishin vendosur në rastin më të keq arrest shtëpie, në rastin më të mirë gjykim të lirë.
Adriatik Lapaj u shpreh se një gabim i madh procedural ishte ai i transferimit të procesit të Kukësit në Tiranë.
Çështa nuk i përkiste asaj Gjykate dhe asaj gjyqtareje. Krijimi i asaj gjykate speciale me mijëra policë dhe me transferim të gjykatës së Kukës, është e jashtëligjshme.” – tha ai.
Lapaj shtoi se jemi përballë faktit kur me mijëra e me mijëra policë të shtetit vendoset në mbrojte të pronës së investitorit.
Pesha vijoi se mosbindja civile është concept shumë i mirë në raste të tilla kur s’ka më ligjshmëri.
“Falë mosbindjes civile të qytetarëve të Kukësit, jemi duke u kthyer në kushtet e ligjshmërisë pasi tarifa sot është hequr dhe kryeministri pavarësisht se po bën teatër kur thotë se do të konsultohet me banorët, është një teatër i detyruar për shkak të frikës së tij nga ajo që ndodhi.
Qeveria është luan me njerëzit e thjeshtë dhe lepëur përballë oligarkëve dhe krimit. Mosbindja civile duhet të fillojë nga vetë opozita. Ata nuk mund t’u thonë njerëzve që mos paguani taksa dhe ata të shkojnë të marrin rrogat. Ata të parët duhet të ndërpresin marrëdhëniet me shtetin. Ata duhet të bëjnë një gjest që të heqin dorë nga një e mirë, në mënyrë që sakrifica të jetë njësoj me popullin.” – tha Pesha.
(E.L/Faxweb)
Qe te dy kete te HANE MUTIN. Keta mbahen me para sa nga LSI ca kohe e sa nga PD ca kohe, ceshtje vemjesh qe te dy…