01:10 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Peshëngritësi Briken Calja: Stërvitem në Gjeorgji, në Shqipëri askush s`të dëgjon!

13:01 | 19/11/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Peshëngritësi Briken Calja: Stërvitem në Gjeorgji, në Shqipëri askush s`të dëgjon!

Briken Calja është një prej pesë peshëngritësve shqiptarë, që do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes në Amerikë nga data 27 nëntor deri më 5 dhjetor.

I kontaktuar nga TeleSport, për një intervistë rreth përgatitjeve dhe synimeve të tij për Botërorin, Briken Calja, tregon se prej 1 muajsh ndodhet në Gjeorgji, ku stërvitet së bashku me ekipin Kombëtar të Gjeorgjisë nën urdhërat e trajnerit, Kampion Olimpik, Giorgi Asanidze.

Sportisti nga Shtërmeni i bashkisë Cërrik, rrëfen ndër të tjera kushtet e vështira të stërvitjes në Shqipëri, mungesën e mjekut, fizioterapistit apo dhe problematikat madhore që lidhen me mungesën e sigurimeve shoqërore dhe shpërblimeve financiare nga shteti shqiptar. Më poshtë po ju sjellim intervistën e plotë me sportistin Briken Calja.

Briken përshëndetje, si po shkojnë përgatitjet për Botërorin?

-Shumë mirë, jam duke u përgatitur jashtë Shqipërisë këtë herë. Është hera e parë që po bëj përgatitje jashtë Shqipërisë.

Ku ndodheni?

-Në Gjeorgji. Kam një muaj  që jam grumbullar këtu dhe 3 muaj në Shqipëri.

Të gjithë peshëngritësit janë në Gjeorgji apo vetëm ti?

-Vetëm unë. Nuk janë fondet e shtetit shqiptar. Grumbullimi këtu është falë Mojo dhe Çufo dhe familjes sime që është shumë e rëndësishme.

Si kanë shkuar përgatitjet deri tani, dmth, flas në aspektin fizik. Je gati për sfidën e Botërorit?

-Deri tani shumë mirë. Gjej rastin të falenderoj dy sponsorët për gjithçka kanë bërë për mua. Jam gati të sjell medalje.

Çfarë synimesh ke në këtë Botëror?

-Në Gjeorgji po stërvitem me trajnerin më të mirë që ka bota, Giorgi Asanidze, Kampion Olimpik, bashkë me ekipin Kombëtar të Gjeorgjisë. Synimi im i vetëm medalja dhe do e sjell. Për këtë jam i sigurtë. Kam punuar shumë për këtë botëror. Kam katër muaj që rri vetëm mbyllur.

Çfarë medalje synon?

-Të tregohem i sinqertë, të Artën kam synim. Por do jem i sigurt në 1 ndër 3 vendet e para, që do jetë dygarshi i parë në historinë e Shqipërisë në 105 vite.  Do garoj në peshën 69 kg.

Briken, me që po stërvitesh në Gjeorgji, mund të na tregosh si janë kushtet dhe ekipi i Gjeorgjisë në krahasim me kushtet në Shqipëri?

-Po stërvitem me ekipin Kombëtar të Gjeorgjisë. Kushtet janë super, ndër më të mirat. Me staf profesional duke filluar nga trajneri, doktori, fizioterapisti.

Ata pretendojnë medalje?

-Kur flas për trajnerin më të mirë flas dhe për ekipin, jo pa shkak zgjodha Gjeorgjinë. Pretendojnë kampion bote dhe rekord. Marr shkak të flas dhe për kushtet në Shqipëri. Të bëjmë një krahasim…

Po, më trego…

-Gjerogji-Shqipëri, këta kanë katër muaj që janë grumbulluar për Kampionatin Botëror. Duke filluar me kushtet më minimale… të gjitha vitaminat i jep doktori dhe mban përgjegjësi, se është një ndër problematikat në sport sepse mund të të kushtojë karriera për një medicament që mund të jesh i sëmurë me grip dhe del doping apo një vitaminë…

Kjo është një farë sigurie edhe për t`u mbrojtur nga rreziku i dopingut?

-Normalisht që po. Do e nis me Shqipërinë. Unë kam katër muaj që bëj grumbullimin pa asnjë qindarkë nga shteti. Vitaminat i kam blerë personalisht. Nuk ka doktor që të na sigurojë medikamentet. Dhe pastaj dalin sportistat “tradhëtarë të kombit”. Në fund pasi mbaron kërkojnë llogari. Ky është shteti shqiptar. Kam 12 vjet me ekipin Kombëtar dhe të njëjtat problematika…

Briken, pavarësisht kësaj, ju sërisht do të garoni për flamurin e Shqipërisë. A keni pasur oferta për të garuar për një flamur tjetër?

-Të ishte për ta ndryshuar e kisha bërë me kohë. Unë i përkas kombit Shqipëtar dhe nuk e ndryshoj për asgjë Kombësinë time dhe jam krenar për këtë. I vetmi problem janë zyrtarët, që sporti ndodhet në këtë situatë. Dhe ligjet! Ne dhe sot e kësaj dite, që është vitit 2017, punojmë në të zezë, pas siguracion. Të gjithë sportistët shqiptarë pa përjashtim. Jemi të pa punë. Kemi vetëm trajtim ushqimor. Dmth të pa punë!

Keni një apel për këtë?

-Apeli në Shqipëri është i kotë, askush nuk dëgjon çfarëdo që të flasësh edhe pse janë të vërteta. Gjithësesi mund të vërtetohen shumë lehtë. Kam 12 vjet me ekipin Kombëtar, nga viti 2005 dhe deri më sot nuk kam të paktën 1 ditë siguracione apo rrogë. Kryeministri flet gjithë kohës për siguracionet në privat! Po ne kujt i përkasim?! Privatit apo shtetit?! Do doja të falenderoja sponsorët e mi dhe trajnerin Alush Hoxha, me të cilin u stërvita në Shqipëri, por në Amerikë nuk vjen dot për shkak të vizës!/Telesport

Etiketa: briken caljacaljasport
Pas

Deputetja demokrate-Senida Mesit: Ruaj integritetin shkodran, mos kopjo pikë për pikë shefin

Para

”Forca e Ligjit” në Shkodër, paralajmëron Xhafaj: Ishte vetëm një nga tre grupet kriminale që kemi identifikuar

Para
Xhafaj: Ta bëjmë Shqipërinë të parehatshme për kriminelët, krimi s’ka logo dhe markë

''Forca e Ligjit" në Shkodër, paralajmëron Xhafaj: Ishte vetëm një nga tre grupet kriminale që kemi identifikuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.