Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti është rikthyer me vrull në rrjetet sociale. Teksa ndodhet me pushime në Abu Dabi, Bleona poston vazhdimisht foto provokuese. Mirëpo, kjo gjë ka ndezur gjakrat nëpër komente.
“Ka vajtur të peshkojë sheikun më duket,”- i shkruan komentuesi Bleonës.
Këngëtarja është indinjuar jashtë mase dhe madje është futur në profilin e fansit në Instagram, madje ka përdorur frazën e tij “heroi i vajzës sime”, për ta kundërshtuar.
“Dhe sigurisht, duke qenë që kam kohë, po lexoj komentin e këtij ‘Ajnshtajnit të vogël’! Sigurisht xhaxhi ‘Hajdar Ajnshtajni’ më gjykon nga perspektiva e vet, me trurin e tij prej zogu dhe ngaqë nuk ia kap radari, i fut një mendje të lehtë: Deti u bë kos dhe mora dhe unë një lugë dhe u nisa për Abi Dhabi Nëse është e vërtetë siç thua në profil që je ‘heroi i vajzës tënde’, atëherë ‘HAPE TOÇIN’!!! Se nëse vazhdon me këtë lloj perceptimi për jetën, atëherë edhe jot bijë do t’i bjerë shkurt-do shkojë edhe ajo e do ‘gjejë ndonjë sheik’ kur të rritet, sepse këtë ide i ka futur në kokë babai i saj!!!”- shkruan Bleona.
Por ajo nuk është mjaftuar me kaq. Për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje dhe për të treguar se në fakt është ajo vetë që paguan për udhëtimet e saj, ka treguar biletën e avionit dhe numrat e fundit të kartës së kreditit që është në emrin e saj.
Nuk kam asnjë lloj obligimi të të sqaroj, por thjesht po e bëj se më vjen keq për atë fëmijë që po rrit me këtë mendje të sëmurë që paske! Ik tani dhe sëmuru tamam për faktin që unë kam punuar për këtë jetë që kam dhe nuk ia shtrij dorën njeriu, ndërkohë që ti, në vend të bësh diçka që të rregullosh jetën tënde, vazhdon dhe sheh jetën time nga klubi i lagjes me ËiFi falas! Paqe,”- ka përfunduar këngëtarja.
(F.M/Faxweb)