Ndeshje të vështira i presin dy skuadrat shqiptare në ndeshjet e playoff-it në kuadër të Europa League.
Kështu Skënderbeu do të përballet me skuadrën e Dinamos së Zagrebit, ndërsa Shkëndija e Tetovës do të përballet me italianët e Milanit.
Ndërkohë që korçarët nuk kanë eksperiencë mjaft të mirë me kroatët pasi në kualifikueset e Ligës së Kampionëve në vitin 2015 janë mundur me rezultat të përgjithshëm 6-1.
Ndeshjen e parë Skënderbeu do ta luajnë në transfertë në datën 17 Gusht, ndërsa ndeshjen e dytë të Shqipëri në 24 Gusht.
(E.K/SHUPLAKA)