05:10 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Peshku ‘alien’ po pushton detin Adriatik, studiuesit japin alarmin: Është vdekjeprurës

09:07 | 19/04/2025
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Peshku ‘alien’ po pushton detin Adriatik, studiuesit japin alarmin: Është vdekjeprurës

Një kërcënim i ri po përhapet me shpejtësi në ujërat e Mesdheut: peshku “Lagocephalus sceleratus”, një specie jashtëzakonisht toksike dhe pushtuese, po zgjerohet drejt brigjeve të Italisë, Shqipërisë e Kroacisë. Origjina e tij është nga Oqeani Indian, por ka hyrë në Mesdhe përmes Kanalit të Suezit, përmes një fenomeni të njohur si “migrimi lessepsian”.

Kohët e fundit, ky peshk është parë në pjesën veriore të Detit Adriatik, në një përhapje më të gjerë se kurrë më parë. Ai tashmë përbën një rrezik serioz për ekosistemin detar dhe për shëndetin e njeriut.

Arsyet? Ky peshk përmban tetrodotoksinë – një neurotoksinë që është 100 herë më vdekjeprurëse se cianuri dhe për të cilën nuk ka antidot. Vetëm disa miligramë janë të mjaftueshme për të shkaktuar paralizë, ndalim të frymëmarrjes dhe vdekje. Në Evropë, konsumimi i këtij peshku është rreptësisht i ndaluar. Në Japoni, një specie e ngjashme e njohur si “fugu” përgatitet vetëm nga kuzhinierë të trajnuar, por edhe atje rreziku mbetet i lartë. Në rastin e peshkut të argjendtë, siç edhe ai njihet, përmbajtja e toksinës është aq e lartë sa përpunimi i sigurt është pothuajse i pamundur.

Përveç rrezikut për njerëzit, ky peshk po kërcënon edhe biodiversitetin e Mesdheut. Ai është një grabitqar agresiv që ushqehet me molusqe dhe peshq të vegjël, duke dëmtuar popullatat vendase. Me një ritëm të lartë riprodhimi dhe mungesë grabitqarësh natyralë, ai po përhapet pa kontroll. Peshkatarët gjithashtu po përballen me dëme në rrjeta dhe mjetet e tyre të peshkimit.

Në disa vende si Greqia, Turqia dhe Qiproja, autoritetet kanë nisur të shpërblejnë peshkatarët që kapin këtë specie. Edhe në Spanjë dhe Itali janë ndërmarrë masa: nga përfshirja në listat e specieve invazive deri te fushatat e informimit publik. Shkencëtarët paralajmërojnë se, për shkak të ndryshimeve klimatike dhe rritjes së temperaturave në Mesdhe, kjo specie mund të jetë tashmë një pjesë e qëndrueshme e ekosistemit.

Pas

Procesi i integrimit, Rama rrëfen bisedat me liderët e BE: Kryeministri holandez më tha “Edi mbresat nga Brukseli janë shumë të forta’

Para

Pentagoni: SHBA do të përgjysmojnë numrin e trupave ushtarake në Siri

Para
Pentagoni: SHBA do të përgjysmojnë numrin e trupave ushtarake në Siri

Pentagoni: SHBA do të përgjysmojnë numrin e trupave ushtarake në Siri

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.