15:59 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

‘Peshku i madh do të hajë peshkun e vogël’, Rama: Gjermania po kërkon 7 milionë punonjës të pakualifikuar, nuk mund të bëjmë dot asgjë përballë tyre

11:35 | 25/05/2023
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Peshku i madh do të hajë peshkun e vogël’, Rama: Gjermania po kërkon 7 milionë punonjës të pakualifikuar, nuk mund të bëjmë dot asgjë përballë tyre

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit u shpreh se sfida më e madhe me të cilët do përballet Shqipëria dhe në tërësi Europa është ajo e globalizmit, ku shtetet e zhvilluara janë në kërkim të përhershëm të krahut të punës.

Duke iu referuar rastit të Gjermanisë që deri në vitin  2030 kërkon 7 milionë punëtorë, qofshin këta dhe të pakualifikuar, Rama tha se Shqipëria nuk mund të bëjë asgjë për të ndalur largimet e punonjësve, dhe kjo nuk lidhet me ngjyrën e partisë që është në pushtet.

Edi Rama: Nuk diskutohet që ne jemi sot në kushtet kur duhet ta kuptojmë të gjithë që Europa ka filluar një luftë që do të bëhet çdo ditë më e pamëshirshme, ku peshku i madh do të hajë të voglin me çdo çmim, shtetet do jenë ujq për shtetet.

Lindjet kanë rënë ndjeshëm në shumë vende të Europës, dhe vendeve të zhvilluara të Europës i duhet që të rrëmbejnë krahë pune, ose të pranojmë fillimin e falimentimit të tyre, që nga Gjermania që deri në vitin  2030 ka nevojë për 7 milionë punëtorë, që duhet të vijnë me çdo kusht nga jashtë.

Në të gjitha llojet e sektorëve, ligji që ka kaluar Gjermania para pak javësh, është një ligj që hap dyert e Gjermanisë për krah pune nën 35 vjeç për punonjës të pakualifikuar, nëse kthehemi pak pas kur ka filluar kjo situatë, do të shohim që fillimisht ishin ata që kishin njohuri dixhitale, më pas me ata të nivelit teknik, ndërsa sot është hapur totalisht.

Përpjekja jonë është një përpjekje titanike për ta përballuar këtë situatë, kënga po ikin, po ikin, është turpi më i madh e kujtdo që e këndon nga pozitat e politikbërësit. Kjo nuk është arsye për lufta të brendshme, dhe kjo nuk ka lidhje fare me asnjë nga palët. Ky është impakti i produkteve të globalizmit.

Me qasjen tonë ne do të bëjmë diçka për të shkuar në rrugën e duhur, por ne nuk e ndalojmë dot këtë. Veneto një nga rajonet më të pasura në Itali po mbetet pa mjekë dhe infermierë që kanë ikur drejt Gjermanisë apo vendeve të tjera, ne ende nuk kemi asnjë boshllëk në sistem deri tani.

Pas

Vranë delvinjotin në Athinë, banda shqiptare në përplasje me vrasësit e gazetarit grek

Para

Betohen kryetarët e rinj në Veri të Kosovës, zotohen për besnikëri dhe respektim të ligjit

Para
Betohen kryetarët e rinj në Veri të Kosovës, zotohen për besnikëri dhe respektim të ligjit

Betohen kryetarët e rinj në Veri të Kosovës, zotohen për besnikëri dhe respektim të ligjit

Discussion about this post

 



Të Fundit

“S’mund të dalësh ashtu në fushë, është gabim”, Neuer nuk “kursen” Donnarumman, e sulmon pas dëmtimit të Musialës

Berat/ Zjarr në fshatin Mbrakull, zjarri shkrumbon një sipërfaqe të madhe me pisha

David Lammy thyen akullin, bëhet ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Ministri Hoxha dhe strukturat e IMT, IKMT, Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit në terren

Flakët përfshijnë Evropën, Gjermania, Greqia dhe Turqia në luftë me flakët

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

Aksidenti/ Talenti polak në luftë me jetën, vdes motra e tij

Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës të Korçës, Fatjon Fasho

Finiq/ Dhunohet varri në varrezat e fshatit Vrion, dyshohet se është dëmtuar qëllimisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.