12:06 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Peshohet droga e gjetur në port, sa u kap konkretisht dje në portin e Durrësit (VIDEO)

15:28 | 07/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Peshohet droga e gjetur në port, sa u kap konkretisht dje në portin e Durrësit (VIDEO)

Është peshuar së fundmi sasia e madhe, prej rreth 1 ton drogë që u gjet dhe sekuestrua mbrëmjen e djeshme në portin e Durrësit, gjatë një kontrolli rutuinë. Plot 705 kilogramë drogë mësohet se ishte fshehur brenda mjetit.

Sasia e madhe e lëndës narkotike ishte fshehur brenda kamionit që transportonte fruta dhe perime, tip “Daf”, i ngarkuar në Lushnje.

Ngarkimi i sasisë masive të drogës ishte bërë nga një kompani që transportonte fruta-perime, tre punonjësit e së cilës janë shpallur në kërkim. Ndërsa është vënë në pranga drejtuesi maqedonas i mjetit.

Detaje të policisë:

 

Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit. Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin Kundër Narkotikëve kanë parandaluar dhe goditur tentativën për të trafikuar lëndë narkotike drejt Italisë. Sekuestrohen 705 kg Cannabis Sativa. Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit dhe shpallen në kërkim tre shtetas të tjerë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Efektivët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Portit të Durrësit, mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë goditur një tjetër rast.

Është arrestuar në flagrancë drejtuesi I mjetit, shtetasi:

  • Kiril Filev 32 vjeç, banues në Maqedoni.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim tre shtetas, por për arësye hetimi nuk jepen detaje. Më datë 06.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin tip kamion me drejtues shtetasin maqedonas Kiril Filev ,pas dyshimeve nga Specialistët se në brendësi të tij kishte lëndë narkotike, për verifikim më të hollësishëm, u kontrollua në Skaner.

Në përfundim u konkludua një sasi lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa. Kamioni ishte i ngarkuar me kuti të mbushura me kastravecë dhe në mes të tyre kishte qese të mbushura me lëndë narkotike, ku pas peshimit rezultoi në total një sasi rreth 705 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike në bashkëpunim”, e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/ a/ 2, 22 të Kodit Penal.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: drogedurres
Pas

Ç’ka ndodhur me Ramën që po ha kaq shumë? (VIDEO)

Para

Largimet nga Skënderbeu, Takaj:U përfundoi kontrata, jemi duke punuar fort për merkaton

Para
Largimet nga Skënderbeu, Takaj:U përfundoi kontrata, jemi duke punuar fort për merkaton

Largimet nga Skënderbeu, Takaj:U përfundoi kontrata, jemi duke punuar fort për merkaton

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjimnazi “Sulejman Elezi” në Laknas, Manastirliu: Kushte moderne mësimi, biblioteka, hapësira të gjelbra dhe terrene sportive

5 anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit vriten në sulmet izraelite në Khorramabad

U ekstraduan nga Dubai 2 ditë më parë, lihen në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

Aksident në Sarandë, plagosen dy të rinj (Emrat)

EMRAT/ Shkodër, arrestohen 2 vëllezërit Emiljan dhe Mikelian Filipi. Ishin shpallur në kërkim për kultivimin e 400 bimëve narkotike (video)

Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në Exchange, procedohet pronarja 72-vjeçare. Policia sekuestron 500 mijë euro (FOTO)

Policia e Lezhës kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit

Izraeli sulmon kompleksin kërkimor bërthamor të Isfahanit në Iran

Kurti lajmëroi ndërtimin e 2 urave mbi Ibër, KFOR: Vijojmë me prezencën ushtarake dhe patrullimet përreth

Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.