Ka përfunduar procesi i peshimit të lëndës narkotike, që u sekuestrua ditën e sotme në Llakatund të Vlorës.
Sipas Policisë së Shtetit, bëhet fjalë për një sasi prej 15 tonë e 162 kg lëndë narkotike. Kujtojmë se gjatë këti operacioni antidrogë, u sekuestruan edhe 5 armë zjarri, vaj hashahi dhe 3 presa që presonin lëndën narkotike.
Po ashtu, u arrestuan 9 persona, ndër këta 2 punonjës policie dhe 1 kryeplak fshati.
DETAJET E POLICISË
Operacion masiv antidrogë në fshatin Llakatund, Vlorë ! Operacioni u ndoq dhe u monitorua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë. Në monitorim dhe ndjekie të operacionit edhe Drejtori i Përgjithshëm i SH.Ç.B.A. Sekuestrohet gjatë gjithë operacionit 15 ton e 162 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Sekuestrohen edhe 5 armë zjarri, 3 presa që presonin lëndën narkotike, vaj hashashi, sita e përbërës kimikë. Operacioni startoi më datë 13.07.2017, nga Policia e Vlorës mbështetur nga FNSH-ja e Fierit, Specialistët e SHÇBA-së dhe Prokuroria e Vlorës !
Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike, në 3 banesa të fshatit Drithas me peshë prej 14 ton e 466 kg e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva në formë boçesh dhe çokollate ! Janë asgjësuar rreth 270 bimë narkotike të dyshuara si Cannabis Sattiva. Janë arrestuar në flagrancë 9 shtetas, ndër këta 2 punonjës policie dhe 1 kryeplak fshati
Në këtë operacion masiv kanë marrë pjesë rreth 150 forca policie. Gjithashtu, ditën e sotme më datë 14.07.2017, në vijim të operacionit masiv antidrogë në Llakatund, gjendet një tjetër sasi lënde narkotike në fshatin Drithas, e cila pas peshimit rezultoi prej rreth 696 kg Cannabis Sativa.
Forcave mbështetëse të policisë u është shtuar edhe asistimi i qenit antidrogë, i specializuar për konstatimin e lëndës narkotike. Vazhdojnë veprimet e mëtejshme të transportimit të lëndës narkotike drejt ambienteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë. (D.D/Shuplaka)