Ka nisur prej pak minutash protesta tek Ministria e Brendshme, ku të rinjtë e PD-së dhe LSI-së kërkojnë largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i tij.
E lajmëruar që dje, në protestë janë mbledhur qindra të rinj, të cilët nqë mënyrë demostrative kanë marrë me vete dhe pako kokaine.
Ata kërkojnë që Fatmir Xhafaj të ikë nga drejtimi i ministrisë, pasi ka mbrojtur të vëllain, i cili është i dënuar për trafik droge.
‘Mbrëmë festonin shëmtuar me fishekzjarrë. Do të bëja një apel për të gjithë të rinjtë, që të vijnë të bashkohen për një kauzë kundër krimit dhe drogës.
Ky standard nuk është i pranueshëm as në vendet diktatoriale në Afrikë. Një ministër që ka vëllanë të dënuar me 7 vite burg për trafik droge. Rama ka kriminalizuar cdo qelizë të shtetit.
Do të doja që këtu të ishin edhe të rinjtë e FRESSH, dhe jo të festonin me Tahirin. Rinia te mos rrije ne kafene dhe Facebook, por te dalin të protestojnë dhe ta çojmë Ramën në azil.
Nesër do të jemi këtu dhe nuk do të ndalemi, duhet të ngremë zërin dhe të mos kemi frikë, rinia ka përmbysur sistemet diktatoriale’, tha kryetari i FRPD, Këlliçi
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post