Hëna e re ka kaluar në shenjën e peshqve dhe sipas astrologëve kjo do të sjellë një valë ndryshimesh të mëdha.
Dielli Hëna dhe Marsi do të unifikohen në një rrugëtim të përbashkët.
Zbuloni më poshtë se si do të ndikojë ky fenomen në jetën e secilës shenjë.
Dashi: Ka ardhur momenti t’u thoni ‘’MJAFT” njerëzve që vetëm kërkojnë e nuk japin, atyre që keqpërdorin qëllimet tuaja të mira dhe ju shkaktojnë dhimbje koke. Përpiquni t’i kushtoni rëndësi formës fizike pasi përpara ju pret një sezon shumë i ngjeshur.
Demi: Demi duhet të mësojë të kontrollojë xhelozinë pasi mund të shndërrohet në një pengese mes jush dhe partnerit, partneres. Ju presin takime shumë interesante që lidhen me spektrin profesional, kështu që zhvishuni nga të gjithë energjitë negative, mblidhni mendjen dhe jepni më të mirën tuaj.
Binjakët: Nuk është aspak habi që Binjakët ta gjejnë shpeshherë veten të përfshirë në leksione të lodhshme filozofike se si duhet bërë kjo gjë apo si duhet ndryshuar kjo gjë, mirëpo kur bëhet fjalë për prakticitetin, le të themi që nuk është pika e tyre më e fortë. Tanimë ka ardhur koha të punoni edhe mbi këtë detaj kaq të rëndësishëm. Jeta është më e thjeshtë se kaq, mjafton të gjeni rrugën e duhur.
Gaforrja: Gaforren e pret një periudhë shumë impenjative, ka ardhur koha të rriteni dhe të përmirësoni sjelljen a qëndrimet tuaja të përditshme. Mos qëndroni këmbëkryq duke shpresuar se fati bie nga qielli, por kërkojeni atë.
Luani: Mjaft u përhumbët në ëndrrat e së shkuarës, por përpiquni të kapni ritmin e së tashmes me të cilën ju duhet të bashkëjetoni në çdo moment tuajin. Zgjohuni nga gjumi letargjik ku keni rënë dhe gjeni brenda vetes kurajon për t’ju përshtatur këto ndryshimeve.
Virgjëresha: Hëna e re në shenjën e Peshqve do të ndryshojë jetën në çift të të gjithë të lindurve Virgjëresha. Duhet të flisni seriozisht me partnerin dhe të diskutoni se çfarë ka që nuk shkon në marrëdhënien tuaj. Mos u tregoni kokëfortë, por përpiquni të mirëkuptoni edhe situatën ku ndodhet tjetri.
Peshorja: Të lindurit nën shenjën e Peshores duhet të bëjnë shumë kujdes me shëndetin, por edhe gjendjen emocionale pasi janë në një fazë jo fort të mirë. Një ndryshim në look, ose në mënyrën e jetesës do t’ju ndihmojë jo vetëm të ndiheni më mirë, por edhe t’i shihni gjërat nga një këndvështrim tjetër. Kujdesuni për veten dhe ushqeni shpirtin me emocione pozitive.
Akrepi: Akrepi është gjithmonë skeptik kur bëhet fjalë për ndryshimet, mirëpo Hëna e re do t’ju ndihmojë të gjeni dëshirën dhe vullnetin për t’i ndërmarrë ato. Nuk duhet t’i provoni vetes asgjë, thjesht të gjeni kurajon për t’i parë gjërat përtej gotës gjysmë bosh.
Shigjetari: Shigjetari, njëlloj si Ujori, është një shenjë që e do më shumë se çdo gjë tjetër në botë, lirinë e tij dhe të qenit i,e pavarur. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se mund t’u shpëtoni përgjegjësive. Ka ardhur moment të shtrëngoni rripin dhe t’i pranoni me kokën lart ato. E dimë që nuk është e lehtë, por as e pamundur.
Bricjapi: Për shenjën më të organizuar të horoskopit, Bricjapin, ndoshta ka ardhur moment i duhur të organizojnë një tjetër aspect të tyrin: pamjen e jashtme. Duhet të shkëputeni nga një imazh i së shkuarës dhe të përqafoni ngjyra të reja. Një ndryshim në look do të sjellë po ashtu një mënyrë të re të të parët të vetes.
Ujori: Ujori i duhet të përqendrohet më së shumti tek uni i tij dhe të punojë sidomos me vetëvlerësimin. Brenda jush fshihet një qenie e mrekullueshme dhe me shumë potencial, ndaj mësoni t’i njihni dhe mirëpërdorni gjithë cilësitë e vyera që keni.
Peshqit: Peshqit janë të përkëdhelurit e Hënë së re, drita e të cilës do t’i ndihmojë, njësoj si Ujori, të punojnë më shumë me vetëvlerësimin. Keni nevojë që të bëni gjëra për veten duke nisur nga vetja, mendimet e të tjerëve nuk kanë kurrfarë rëndësie, dëgjoni zërin e të vërtetës që fshihet brenda jush.
(F.M/Faxweb)