Rei Manaj mund të veshë fanellën e Lacios. Sipas shtypit italian, sulmuesi shqiptar mund të luajë në kryeqytet pas merkatos së janarit.Peskara mendohet të ketë ofruar 19-vjeçarin e huazuar nga Interi në këmbim të Filip Xhorxheviç.
Drejtuesit e Peskarës duan të sjellin në skuadër një sulmues që të ndihmojë skuadrën për të qëndruar në Serinë A, ndaj janë të gatshëm për të ofruar sulmuesin shqiptar për Xhorxheviç.
Manaj nuk ka arritur të gjejë shumë hapësirë te “delfinët” ndërsa trajneri Odo së fundmi ka pasur kritika ndaj tij në aspektin disiplinor.