Një 35-vjeçar shqiptar, ka ndërruar jetë në spital në Itali, pasi ishte aksidentuar teksa ishte duke punuar disa ditë më parë, raportojnë këtë të mërkurë mediat lokale.
Sipas mediave lokale viktima quhet Bledar Muçaj dhe më datën 27 gusht ai ishte duke punuar në çatinë e një ndërtese në Montepetra, në komunën Mercato Saraceno, kur ka rënë nga një lartësi prej 6 metrash.
Ai ishte transportuar me urgjencë me një helikopter për në spital, pasi gjendja e tij kishte qenë shumë e përkeqësuar. Pas disa ditësh në spital ai nuk ka mundur që ti mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
(M.Q/Faxweb)