Një peshkarexhë me 4 persona në bord është shpëtuar nga forcat detare në afërsi të Llamanit. Peshkarexha “Andi 2” me tonazh 100 ton kishte kërkuar ndihmë në QNOD.
Anija e Forcës Detare “Bora” ka shkuar në ndihmë të peshkarexhës dhe e ka tërhequr për në bazën e Porto Palermos.
Peshkarexha kishte pasur problem në motor. (B.H/Faxweb)