Ushtria izraelite thotë se një helikopter luftarak u rrëzua në një aksident trajnimi, duke vrarë një pilot dhe duke plagosur rëndë një tjetër.
Ushtria tha të martën herët se aksidenti ndodhi në një bazë të forcave ajrore në Izraelin jugor dhe se ka nisur hetimi për këtë.
Ushtria identifikoi pilotin e vrarë si David Zohar, një pilot rezervë 43 vjeçar.
Mediat izraelite thanë se helikopteri Apache pësoi një defect teknik të hënën vonë dhe u rrëzua pranë bazës. (B.H/Shuplaka)