Gjendja shëndetësore e Luan Hajdaragës vazhdon të jetë e rëndë. Luan Hajdaraga, ish ministër i Mbrojtjes dhe ish deputet e nënkryetar i PartisëSocialiste për shumë vite, ka pësuar sot në mëngjes një hemoragji masive në tru, teksa kthehej nga Struga ku kishte vajtur për të dhëne mësim në Universitetin e atij qyteti.
Burime nga klinika e neurologjisë bejnë me dije se gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë dhe se do të priten të kalojnë 48 ore për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.
Fatmirësisht në momentin e goditjes nga hemoragjia është ndodhur në doganën e Qafe – Thanës ku edhe i është mundësuar dhënia e ndihmës së parë, për tu transportuar më pas për në reanimacionin e neurologjisë në QSUT, ku po mbahet nën monitorimin e mjekëve.
Po të njëjtat burime bëjnë me dije se sapo ka mbërritur në QSUT, kanë shkuar për tu gjendur pranë tij eksponente të jetës politike në vend, ndër të cilët edhe zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama.
(M.Q/Faxweb)