Sali Berisha i ka kthyer përgjigje Lulzim Bashës për vetingun e poltikanëve, pasi ky i fundit tha para pak ditësh se nuk ka frikë nga vetingu dhe se këto ndryshime kushtetuese i ka votuar dhe Berisha në grupin parlamnetar të PD-së në vitin 2018. (Lexo ketu)
Nga Foltorja e Kavajës, Berisha e pyeti me ironi Bashën se ku i ka lindur kjo dashuri e madhe për SPAK-un?!
“I tradhëtoi votuesit e PD-së, sepse shpalli masakër, dhe në vend të thërriste Shqipërinë në betejë për votën, u kthye dhe mendon për karrigen e tij. Harroi masakrën dhe ndoqi marrëveshjen. Unqë në një konferencë shtypi i kam bërë thirrje sekretarit Blinken të bindë Edi Ramën të kalojmë ligjin e vetingut. Rama thotë tani vetingun do ta bëjë SPAK i partisë. Spaku është organi më i kontrolluyar nga Edi Rama dhe Engjell Agacci. Nga të doli kjo dashuri dhe peng ty o peng te SPAKU? Natyrisht aferat personale. Jua them unë. Gradualisht petë lakrorit do t’i hiqen”, deklaroi Berisha.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post