07:18 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Peticion politikës dhe ambasadave, 50 shoqata civile mblidhen bashkë: Të shpëtojmë Vetting-un!

17:01 | 24/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Peticion politikës dhe ambasadave, 50 shoqata civile mblidhen bashkë: Të shpëtojmë Vetting-un!

50 organizata të Shoqërisë civile kanë organizuar një peticion kundër politikanëve në Shqipëri për t’i bërë thirrje atyre që të shpëtojnë Vettingun.

Në një letër drejtuar krerëve të grupeve parlamentare, të partive politike, Presidentit të Republikës si dhe ambasadorëve Lu, Vlahutin dhe Borchardt, organizatat në fjalë kërkojnë respektimin e rezolutës së miratuar më 22 korrik.

“Qëndrojini rezolutës së miratuar në parlament për vendosjen e procesit të integrimit mbi cdo debat e betejë politike! Qëndrojini vullnetit të shprehur për reformën me votimin me unanimitet në korrik 2016!”, shkruhet në letër.

Deklarata e plotë:
Pas miratimit të reformës në drejtësi me unanimitet në korrik të 2016 dhe pas konvalidimit të kushtetueshmërisë nga Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese, shoqëria shqiptare kërkon zbatimin sa më të shpejtë dhe të plotë të hapit të parë të reformës: ligjit të vetting-ut. Ngritja e institucioneve të vetting-ut i hap rrugën reformës rrënjësore të sistemit gjyqësor, duke qenë edhe kushti kryesor për avancimin e Shqipërisë drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në BE. Kjo u konfirmua edhe nga Komisioneri për zgjerimin, i cili shprehu edhe gadishmërinë e Komisionit Europian për të shtyrë përpara këtë proces sapo të ketë filluar funksionimi i vetting-ut.
Për këtë arsye, u bëjmë thirrje palëve politike të shpejtojnë me zbatimin e ligjit!
Të mos ngatërrojnë axhendat partiake dhe llogaritë zgjedhore të politikës së ditës, me një prioritet strategjik të vendit sic është hapja e negociatave për anëtarësim!
Shqipëria ka humbur shumë, tepër kohë, në këtë rrugëtim. Mos u bëni ju muri i fundit që pengon realizimin e ëndrrës së gjithë shqiptarëve, të aspiratës sonë legjitime dhe të merituar për një Shqipëri Europiane!

Respektoni zgjedhësit tuaj dhe mandatin e marrë, duke qenë se më shumë se 90% e qytetarëve duan zbatim të shpejtë të reformës në drejtësi!
Tregoni përgjegjshmëri politike dhe integritet, duke u angazhuar për formimin e institucioneve të vetting-ut gjatë ditëve në vijim!
Qëndrojini rezolutës së miratuar në parlament për vendosjen e procesit të integrimit mbi cdo debat e betejë politike! Qëndrojini vullnetit të shprehur për reformën me votimin me unanimitet në korrik 2016!
Qytetarët dhe shoqëria shqiptare meritojnë një sistem gjyqësor profesional, të pakorruptuar dhe të pavarur. Politika e ka në dorë ndreqjen e këtij sistemi dhe qytetarët do gjykojnë dhe votojnë sjelljen dhe angazhimin tuaj politik në këtë moment vendimtar për vendin. Pas nënshkrimit të MSA dhe anëtarësimit në NATO, ky është hapi më historik drejt të ardhmes euro-atlantike të vendit dhe ju duhet të vendosni në cilën anë të historisë do jeni.
Gjejmë rastin të falënderojmë partnerët dhe miqtë e Shqipërisë, në vecanti Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, për përkushtimin dhe vendosmërinë e shfaqur në angazhimin e tyre për këtë reformë vendimtare. Të bindur se politika duhet t’i bindet vullnetit të qytetarëve, organizatat e shoqërisë civile do të vijojnë të ngrenë zërin në mënyrë të pandalshme për të nxjerrë para përgjegjësisë politikanët shqiptarë për detyrat e tyre politike, institucionale dhe morale, në lidhje me zbatimin e ligjit të vettingut dhe integrimin europian.

Organizatat:

Agjencia e Zhvillimit Rajonal, Durrës
Agjensia Rajonale e Zhvillimit, Korçë
Albanian Community Assist
Aleanca Gjinore për Zhvillim
Balkan Youth Link Albania (BYL-A)
Brave Neë Generation
Business Improvement District Shkodra
Creative City, Shkodër
Epoka e Re, Fier
Fondacioni Gjirokastra
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Fondacioni Syri i Medias se Re, Gjirokastër
Forumi i Mendimit të Lirë
Green Line Albania
Gruaja Intelektuale Pogradecare
Gruaja ne Zhvillim Korce
Instituti AGENDA
Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi
Instituti Shqiptar per Zhvillim Politikash
Intelektualet e Rinj Shprese (IRSH), Shkodër
Klubit Ekologjik, Elbasan
Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e për Demokraci të Qendrueshme
Kongresi Rinor Kombëtar
Legambiente Vlore
Lëvizja MJAFT
Lëvizja Evropiane (EMA)
Levizja Rinore Puke
Lions Club Pogradec
Mjedisi dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm (ESD)
Mjedisi dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm(ESD)
Neë Bridged, Berat
Observatori për të Drejtat e Fëmijëve
Organizata “Green Vision”, Vlorë
Organizata Reforma Reale
Partnerët Shqipëri për Ndyshim dhe Zhvillim
Projekte Vullnetare Nderkombetare
Qendra “Grupimi Ekolevizja”
Qendra e Zhvillimit të Shoqerine Civile, Durres
Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile Korcë
Qendra Genesis, Shkodër
Qendra Rinore Vlore
SEEP
Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS)
Shoqata Artizanatit Pogradec
Shoqata e Grave Profesioniste, Afariste & Zejtare, Shkodër
Shoqata Gruaja drejt Integrimit, Pukë
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë
Shoqata per Integrimin e Zonave Informale (SHIZI)
Tjetër Vizion, Elbasan
#ZeriIntegrimit (D.D/Shuplaka)

Etiketa: organizatapeticionshoqataVettingu
Pas

Thaçi, Serbisë: S’mund të bëheni liderë të rajonit me aeroplanë rusë

Para

Kompensohen fermerët që u ngordhën lopët nga Dermatoza Nodulare, Panariti: Një kokë sa dy kokë!

Para
Kompensohen fermerët që u ngordhën lopët nga Dermatoza Nodulare, Panariti: Një kokë sa dy kokë!

Kompensohen fermerët që u ngordhën lopët nga Dermatoza Nodulare, Panariti: Një kokë sa dy kokë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.