Gazetari i kronikës Flamur Vezaj nuk është dakord me peticionin e nisur nga 50 organizatat e shoqërisë civile, firmosur edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj, për të shpëtuar Vettingun.
Sipas Vezajt, pavarësisht peticionit, inistitucionet e Vettingut nuk mund të ngrihen sepse nuk plotësohet numri i kandidatëve që përmbushin kriterët. Kështu që firmat që hidhen, sipas tij janë të pavlefshme.
“Nuk fshihet dielli me shosh”-thoshte i moçmi! Ditët e fundit, janë shtuar deklaratat e shtetarëve, deputetëve e deri te kryetarët e Bashkive (që kanë plot halle në ato zona ku drejtojnë) dhe të disa OJQ-ve të sponzorizuara, që kanë ngrit çadrat e po mbledhin firma për zbatimin e reformës në drejtësi!
Të gjithë thonë “të mos bllokohet reforma”, “të krijohen institucionet e reja, si ato të Vetingut” etj! O njerëz, inistutucionet nuk mund të ngrihen sepse NUK plotësohet numri i kandidatëve që përmbushin kriterët për të krijuar institucionet e Vetingut, të tjerat janë për konsum politik!
O njerëz, firmat që ju kërkojnë t’i hidhni, NUK kanë asnjë vlerë juridike! O njerëz, firmat apo peticioni që po bëhet NUK mund të përdoret për asgjë! O njerëz, këta firma MUND të përdoren vetëm si “slogan politik” nga ata që ju kërkojnë t’i firmosni! #suksese_ne_jete#””, shkruan gazetari.
Vetëm tre ditë më parë, plot 50 organizata të shoqërisë kanë organizuar një peticion kundër politikanëve në Shqipëri për t’i bërë thirrje atyre që të shpëtojnë Vettingun. Letra iu dërgua krerëve të grupeve parlamentare, të partive politike, Presidentit të Republikës si dhe ambasadorëve Lu, Vlahutin dhe Borchardt. (D.D/Shuplaka)