Ka nisur mbledhja e firmave të parë përmes një peticioni me moton “Të rindërtojmë Teatrin Kombëtar atje ku ishte e si ishte”, nga aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.
Sipas artistëve dhe aktivistëve, trashëgimia kulturore dhe historike është e shenjtë dhe e paprekshme nga kthetrat korruptive të politikës e për këtë motiv rindërtimi i Teatrit Kombetar duhet të kthehet në objektivin kryesor jo vetem për banorët e artistët e Tiranës por për të gjithë komunitetin dhe popullin shqiptar.
Me sa duket do të shfrytëzohet për mbledhjen e sa më shumë firmave tubimi i sotmëm i lajmëruar të nis në orën 17:00 në sheshin para Ministrisë së Brendshme. Pjesë e nismës janë edhe nusja dhe djali i Robert Budinës të cilët shikohen në fotot e mëposhtme.
Reagimi i plotë: Të rindërtojmë Teatrin Kombëtar atje ku ishte e si ishte
Shembja e Teatrit Kombëtar ishte një nga eventet më të tmerrshme që mund të ndodhnin ne kohë karantine. Natën, në errësirë, me dhunë, në pabesi dhe me frikën se kush po e mbronte Teatrin ditë e natë nuk do të dorëzohej kurrë. Sot, akoma më shumë, duhet kerkuar me vendosje e besim rindëritmi i Teatrit Kombëtar atje ku ishte e si ishte.
Ndryshojnë qeveritë dhe pushtetarët e trashegimia kulturore vendoset herë pas here në rrezik. Rasti i shembjes se Teatrit Kombetar prezanton një nga me të pabesueshmit e me të cuditshmit raste të aferave korruptive politike në dëm të pronës publike.
Me vendimin 377/2020 qeveria Shqiptare largoi prej vetes të gjitha përgjegjësitë për të mos patur pasoja të renda imazhi dhe elektorale, por pasojat jane mese evidente e ato do jene akoma e më fundosëse jo vetëm për bashkinë Tiranë por për te gjithë grupin e qeverisjes aktuale që bëri transferimin e pronësisë së truallit të Teatrit Kombetar nga pronë shtetërore në pronë bashkiake.
Situata është e papranueshme dhe Teatri Kombetar duhet te rindertohet sa më parë atje ku ishte e si ishte. Trashëgimia kulturore dhe historike është e shenjtë dhe e paprekshme nga kthetrat korruptive të politikës e për këtë motiv rindërtimi i Teatrit Kombetar duhet të kthehet në objektivin kryesor jo vetem për banorët e artistët e Tiranës por për të gjithë komunitetin dhe popullin shqiptar.
Çfarë mund të bësh:
1.Firmos këtë peticion
2.Shpërndaje me të gjithë miqtë
3.Rindërto Teatrin atje ku ishte e si ishte
(Peticioni gjendet KËTU)
(F.GJ/FAXWEB.AL)