10:11 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Peticioni/ Komisioni parlamentar e lë pezull, Bahtiri: Mitrovica bashkohet brenda këtij viti

22:33 | 10/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Peticioni/ Komisioni parlamentar e lë pezull, Bahtiri: Mitrovica bashkohet brenda këtij viti

Gati një muaj më parë, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, dorëzoi në Kuvend peticionin me rreth 17 mijë nënshkrime të qytetarëve për bashkimin e Mitrovicës së Jugut me atë të veriut, por ai ende nuk është trajtuar në Komisionin për Peticione në Kuvend.

Anëtarë të këtij komisioni thonë se kjo çështje tejkalon kapacitetet e komisionit, meqë është temë më serioze sesa kaq. Lirie Kajtazi nga LDK-ja, ka thënë se, në shumicën e rasteve, peticionet kanë shërbyer si mjet i politikës ditore e nuk e kanë pasur qasjen e duhur.

Ajo tha se ata që i udhëheqin peticionet, pasi të arrijnë një efekt politik të subjektit, i lënë edhe vetë në harresë ato.

Ndërkohë, Teuta Haxhiu tha se është interesuar të dijë për fatin e këtij peticioni, derisa administrata i ka thënë se ka shkuar në qeveri për një mendim.

Ajo uron që ndjenja e brendshme për Mitrovicën e bashkuar të mos jetë eufori.

Qeveria e Kosovës është pyëtur ndërkohë nëse peticioni është në qeveri për një mendim, por kanë thënë se kjo çështje i takon vetëm Kuvendit, raporton KTV.

Kreu i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është shprehur i sigurtë që Mitrovica do të bashkohet brenda këtij viti.

Ai ka qenë edhe më i ashpër në deklarimet e fundit, duke thënë se, nëse preket Mitrovica, do të ketë luftë.

Për bashkimin e këtij qyteti, kryetari Bahtiri gëzon mbështetjen e presidentit Hashim Thaçi dhe të kryeparlamentarit Kadri Veseli.

 

Etiketa: bahtirikomisioni parlamentarPeticioni per mitrovicen
Pas

VIDEO/ Italiani i kërkon besë sipas Kanunit shqiptarit, i vrau djalin që i hyri në banesë

Para

Pagat e kryeministrave të Ballkanit, ja sa paguhen Rama dhe Haradinaj

Para
Pagat e kryeministrave të Ballkanit, ja sa paguhen Rama dhe Haradinaj

Pagat e kryeministrave të Ballkanit, ja sa paguhen Rama dhe Haradinaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Këmbimi valutor: Bie dollari, euro vijon në nivele të ulëta

Korçë/Finalizohet operacioni policor “Drinks”, goditet kontrabanda e pijeve alkoolike

Aksident në aksin Korçë-Maliq, përplasen dy automjete, plagoset një person

463 turistë gjermanë mbërrijnë në Portin e Durrësit me kroçerën “MV Deutschland”

Asgjësohen mbi 1880 fidanë kanabis në Mallakastër! Kapen duke ujitur parcelën, arrestohen dy persona

Ngërçi politik në Kosovë, mbahet sot seanca e 28-të për konstituimin e Kuvendit

Lufta në Ukrainë/ Rusia bombardon gjatë natës Kharkivin, gjashtë të vdekur dhe 21 të plagosur

“Dua të bëhem e famshme”/ Tragjedi në SHBA: 19-vjeçarja humb jetën nga sfida “Dusting” në rrjet

Rama publikon pamje nga “Defender 25” në Durrës: Një nga stërvitjet më komplekse

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.