Është raportuar ditën e djeshme se në Korçë një grup demokratësh kanë bërë një peticion kundër Lulzim Bashës. Mes emrave ndodhet edhe ai i Erin Shahollit, një të riu, i cili denoncon se i kanë falsifikuar firmën. ”Kjo nuk është e vërtetë. Unë nuk kam vendosur emrin tim në asnjë fletë apo peticion. Për më tepër, sqaroj se shkrimi i përdorur në emrin tim, nuk është i imi.”, thekson Shaholli.
DENONCIMI I PLOTË:
”Të dashur miq!
Sot u ndjeva shume keq kur pashe te botuar nje te ashtuquajtur peticion te Partia Demokratike Dega Korçë dhe ku paraqitej edhe emri im !
Kjo nuk është e vërtetë. Unë nuk kam vendosur emrin tim në asnjë fletë apo peticion. Për më tepër, sqaroj se shkrimi i përdorur në emrin tim, nuk është i imi.
Për të vërtetuar këtë, po postoj dy foto ku figuron emri im por në foton e marrë nga portali, shkrimi nuk është i imi dhe në foton e dytë ku është vetëm emri im është i shkruar nga unë!
Diferenca e shkrimeve është e dukshme !
Nuk më vjen mirë që njerëz të ndryshëm për interesa të tyre po përdorin emrin tim !
Atë që unë mund të deklaroj përpara kujdo është e thjeshtë: kam qenë dhe jam me PD-në.”
Lulzim Basha dhe Eduart Selami janë dy kandidatët për kreun e PD-së, zgjedhje që do të mbahen në 22 korrik. (V.G/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2385″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]