Gjatë këtyre ditëve ka qarkulluar lajmi se rreth 2500 anëtarët të Partisë Demokratike kanë firmosur një peticion drejtuar degës qendrore për anulimin e votimeve për kryetar më 22 korrik.
Në lidhje me këtë ka reaguar Partia Demokratike e Korçës, e cila përmes një deklarate për mediat njofton se ky është një lajm i rremë dhe se nuk ka asnjë peticion lidhur me votimet.
DEKLARATA
Me shume keqardhje por ne respekt te atyre 2500 anetareve dhe qytetareve Korcare qe aspirojne me bindje dhe zemer , me pune dhe perkushtim tek Partia Demokratike, po reagojme ndaj nje lajmi apo thashethemi mediatik , qe tashme eshte bere mode e shemtuar e demokracise .
Dje , nepermjet portaleve dhe mediave , PD Dega Korce eshte njohur me nje te ashtuquajtur peticion I strukturave te kesaj dege !
Lajm totalisht i rreme! Strukturat e kesaj dege , nga seksioni deri ne kryesi ,shprehen vetem nepermjet vendimeve te mara me vote dhe jo telefon pas telefoni .
PD Korce duke ju referuar komunikimit te drejtperdrejte me anetare qe figurojne pjese e listes, konfirmon se shume nga keta persona nuk kane idene me te vogel se emri I tyre ndodhet ne kete liste dhe te tjere qe pranojne se jane telefonuar por qe nuk kane lexur asnje resht te shkruar . Ka gjithashtu edhe raste kur emri , mbiemri dhe firma nuk korespondojne fare , pra nje fake neës I vertete ! (fenomen)
Per keto arsye , Partia Demokratike Dega Korce , distancohet nga cdo peticion , fletushke apo trakt i tipit komunist , i denon ato dhe i qendron cdo vendimarje te strukturave te saj mbi bazat dhe normat demokratike te shprehura qartesisht ne Statutin e kesaj partie.
Zgjedhjet per Kryetar te PDSH-se do te mbahen me 22 Korrik 2017 dhe Kryesia e Deges Korce , me vendimin e saj te dates 09/07/2017 , mori persiper pergjegjesine e organizimit te ketyre zgjedhjeve ne rajonin tone duke percaktuar vendin e votimit si dhe komisionin zgjedhor .
Vendimi I Kryesise te Deges u mor ne perputhje te plote me Udhezimin nr 1 dt 4 Korrik 2017 , Udhezimit nr 2 date 7 Korrik 2017 dhe Shkreses nr 61 date 07 Korrik 2017 te PDSH-se !
(S.SH/Shuplaka)