09:49 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Peticioni për Vettingun, socialistët në rresht për ta firmosur por jo LSI

22:50 | 10/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Peticioni për Vettingun, socialistët në rresht për ta firmosur por jo LSI

Në çadrat pro peticionit të shoqërisë civile kanë firmosur deri tani ministrat socialistë dhe Kryeministri Rama. Kryebashkiaku Veliaj foli për objektivin e 1 milion firmave të qytetarëve, ndërsa ish-Kryeministri Majko i cilësoi ato si çadra të drejtësisë.

“Ata kërkojnë sipas tyre çadrën e lirisë, ne kemi çadrën e drejtësisë”, tha Majko.

“Peticionin e kemi firmosur dhe vulosur me votë në Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk besoj se ne kemi nevojë të firmosim rrugëve nëpër çadra”, shprehet Gjovalin Kadeli.

Bashkëkryetari  i koalicionit qeverisës Meta dhe ministrat e partisë së tij Gjosha, Dervishi, Panariti, Koka madje edhe deputetët e LSI-së u kanë qëndruar larg çadrave ku çdo ditë firmoset pro vettingut , pro reformës në drejtësi.

“Çështja e vettingut nuk është çështje peticionesh është çështje institucionesh dhe e zbatimit me korrektese dhe implementimit me shumë seriozitet”, thotë Luan Rama.

Madje në peticionin pro reformës nuk ka firmosur as Petrit Vasili, ministri i ri Drejtësisë i kabinetit Rama.

TCH: A keni firmosur për peticionin pro vettingut?

Petrit Vasili: Jo nuk kam firmosur.

TCH: Pse nuk keni firmosur?

Petrit Vasili: Nuk kam firmosur.

TCH: Partia LSI është pro vettingut?

Petrit Vasili: LSI është pro vettingut e ka firmosur vettingun. Në sajë të votave të LSI-së vettingu është sot një ligj që po zbatohet.

TCH: A mund të ngrihen komisionet e vettingut pa praninë e PD-së, e cila e ka bojkotuar Parlamentin?

Petrit Vasili: Duhet të konsultoni ligjin se çfarë thotë.

TCH: Ju i keni bërë ftesë që të rikthehen në Parlament?

Petrit Vasili: Patjetër që po./ Top Channel

Etiketa: peticionipetrit vasiliVettingu
Pas

Kush është lypsi nga Shkodra në studion e Çanit, kërkesa e dhimbshme për kryeministrin Rama

Para

”Lufta” e fanellave të kombëtareve, Shqipëria e shet më shtrenjtë se Spanja

Para
”Lufta” e fanellave të kombëtareve, Shqipëria e shet më shtrenjtë se Spanja

''Lufta'' e fanellave të kombëtareve, Shqipëria e shet më shtrenjtë se Spanja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konkursi për ‘rijetësimin’ e rezidencave qeveritare/ Rama: T’i kthejmë në funksion me interes publik, zhvillojmë një strukturë të re financiare për shtetin

Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.

Zbulohet një ambient i përshtatur për Call Center në Tiranë/ Vihen në pranga dy administratorët

Gjirokastër/ Me kallashnikov me vete dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati

‘Çmenden’ çmimet e biletave në tregun e zi, 1500 euro për të parë Shqipëri – Serbi në stadium

Zbardhen emrat e 4 të arrestuarve për falimentimin e qëllimshëm të 7 fasonerive, italiani tenton arratisjen për të shmangur tatimet

NATO konfirmon ftesën për Ukrainën në samitin e qershorit! Komisioni i BE-së: Plan për refugjatët

Greqia partneri i tretë tregtar, eksportet arritën 8,5 miliardë lekë

Ndotja akustike gjatë sezonit veror, policia gjobit lokalin e natës pas ankesave të banorëve në Ksamil

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bankrupt”.

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.