Kryetari i LSI-së Petrit Vasili nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ ka akuzuar abasadoren Vlahutin dhe Euralius të ciët sipas tij po mbulojnë Ramën.
“Gjithçka është bërë me vetëdije të plotë nga BE në Tiranë. Vllahutin ja ka fshehur Shqiptarëve dhe Brukselit të vërtetën duke deklaruar si impresionante implementimin e reformes në drejtesi kur në fakt e dinte shumë mirë që reforma në drejtësi ka vdekur.
Statusi i plotë:
“Vlahutin dhe Euralius çirake te Kryeministrit per te kapur drejtesine.
Euralius dhe BE ne Tirane ishin ata qe pergatiten ne dhjetor 2017 raportin pra alibine per te zgjedhur kryeprokuroren e perkohshme edhe me vetem 36 vota nga 84 qe kushtetuta kerkonte per tja bere sa me te kollajshme kapjen e drejtesise nga kryeministri si çirake te te cilit jane.
Motivi ishte gjoja per te kaluar ngerçin dhe kjo do te zgjaste vetem shume pak muaj.
Aq sa kryetari i grupit parlamentar te PS Balla deklaronte:
“Sipas ligjit u bë procedura, në kushtet që KLP nuk ishte krijuar. Në vlerësimin tim përzgjedhja e anëtarit të 11-të të KLP-së përfundon në shkurt.
Në mars ngrihet KLP-ja. Kryeprokurori i ri me mandat 7-vjeçar në vlerësimin tim zgjidhet në fund të muajit mars-fillim të muajit Prill të vitit të ardhshëm”, deklaroi Balla.
Pra gjoja ne prill mbyllej mandati i Arta Markut dhe ne tej do zgjidhej prokurori i pergjithshem edhe SPAK edhe BKH.
Por Euralius dhe Vllahutin e dinin dhe e dine shume mire te kunderten,te cilen e fshehin me qellim edhe sot e kesaj dite edhe ne nje raport te tyre ne mars te 2018 ku e verteta thuhet shume qarte:
“Ky proces mund të marrë muaj të tjerë dhe do të çojë në rezultatin që krijimi i Këshillave [KLGJ ose KLP] të bëhet vetëm në fund të vitit 2018 ose më vonë.”
Shpjegimi eshte i thjeshte:Euralius dhe Vllahutin zgjodhen te jene cirake te kryeministrit kunder reformes ne drejtesi,zgjodhen te bekojne dekapitimin e sistemit te drejtesise,zgjodhen te lene Shqiperine pa institucione te drejtesise per betonuar pandeshkueshmerine e korrupsionit dhe kriminalizimit te qeverise,zgjodhen te varrosin reformen ne drejtesi e cila sot eshte teresisht jashte kushtetutes dhe ligjit dhe eshte kthyer ne nje dokument te peshtire e plot me arna antiligjore te cilin asnje shqiptar nuk e beson me.
Gjithçka eshte bere me vetedije te plote nga BE ne Tirane. Vllahutin ja ka fshehur Shqiptareve dhe Brukselit te verteten duke deklaruar si impresionante implementimin e reformes ne drejtesi kur ne fakt e dinte shume mire qe reforma ne drejtesi ka vdekur.”
(E.V/Faxweb.al)