Policia e Shijakut ka vënë në pranga shtetasin Petrit Lazeri, i cili ishte shpallur në kërkim për 9 herë me radhë.
Gjatë kontrollit në banesën e të riut, policia e Shijakut ka gjetur makina të vjedhura dhe lëndë narkotike. Ai akuzohet për vjedhje makinash dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.
Lazeri ishte kthyer në makth për qytetarët e Durrësit e Shijakut, ndërsa aktivitetin e tij e kishte shtrirë dhe në qytete si Lushnja, Kavaja dhe Fieri.