07:29 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shtohen rastet e reja nga COVID-19, mjeku: Spitali është kthyer në vatër infektimi, qeveria e përdori për mjet propagande

18:18 | 09/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtohen rastet e reja nga COVID-19, mjeku: Spitali është kthyer në vatër infektimi, qeveria e përdori për mjet propagande

Mjeku i njohur Petrit Vargu i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News, foli në lidhje me shpërthimin e e rasteve të reja të personave të prekur nga COVID-19, ku vetëm ditën e sotme u regjistruan 36 raste të reja.

Vargu u shpreh se testet për COVID-19 që po bëhen tani duhet të ishin bërë që në periudhën mars-prill në mënyrë të tillë që mos të përhapej edhe më shumë virusi.

“Me masat që u morën me mënyrën sesi komuniteti shkencor veproi duke i mbajtur ison kryeministrit, vetëm më distancim social dhe fizik, pa masa konkrete, dhe për këtë fakt situata ka dalë jashtë dore. Sot ne po shpenzojmë dhe po bëjmë ato teste që duhet të ishin bërë në mars dhe në prill. Situata mendoj se ka dalë totalisht jashtë dore.

Po drejtohet nga njerëz jo kompetente, pasi COVID-19 e panë si një mjet propagande. Stafi shkencor duhet të ishte në krye dhe komuniteti të ishte profesionist dhe kompetentë. Duhet të bashkoheshim në ato zëra sporadike. Sot ndodhi ajo, që në institucionin që duhet të ishte fortesa siç është spitali, sot kemi dy vatra, që janë të rrezikshme për shpërndarjen e COVID-19. Nuk kemi parë asnjëherë drejtorin e spitalit për të dhënë një deklaratë, në lidhje me masat që ka marrë. Nëse shkojmë në një spital privat shohim që masat janë krejtësisht të ndryshme.”- tha Vargu.

Sa i përket situatës politike në vend, si ish-kandidati për deputet, Vargu foli edhe në lidhje me marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, midis palëve politike, ku shtoi se duhej të ndryshonte sistemi.

“Jo e para punës nuk jam dakord me shprehjen të arrish asgjë. Ky është një sistem që është arritur me ndryshimin e kushtetutës në favor të PS-së dhe të Edi Ramës.

Ky është një sistem i bërë në favorin e partive politike. Nuk mund të jemi sot kundër një sistemi që vjedh hapur votën. Ky sistem është bërë që të favorizojë dy partitë e mëdha. PD ka dështuar pasi ka pranuar një sistem që duhet të kishte ndryshuar. Duhet të bësh një sistem të drejtë për popullin. Që të djathtët të flisnin për fitore sot duhet të ishte ndryshuar kushtetuta me ndryshimin e sistemit. Sot këto nuk patën kurajon dyshe as nuk ishin të përgatitur.

Ai mllef që ka populli, Basha është shumë i vogël për ta udhëhequr. PD ka një tjetër staf që është lokomativa. Basha tentoi që të ndryshoi partinë siç bëri Rama në 2013, që zëvendësoi figurat me kalamanjtë e vegjël të Rilindjes. Heroi i PD-së nuk quhet Lulzim Basha, por Sali Berisha. Basha duhet të jetë lider i PD-së së vërtetë.”- tha Vargu.

Etiketa: petrit vargu
Pas

Dígjet i gjallë brenda fabrikës me kánábis kush është 43-vjeçari shqiptar babai i 3 fëmijëve (EMRI+FOTO)

Para

Trump poshtë në sondazhet e miratimit dhe kundrejt Biden-it

Para
Trump poshtë në sondazhet e miratimit dhe kundrejt Biden-it

Trump poshtë në sondazhet e miratimit dhe kundrejt Biden-it

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shefi i inteligjencës franceze: Nuk ka siguri për vendndodhjen e rezervave të uraniumit të Iranit

GJND-ja kërkon arrestimin e udhëheqësve talebanë për persekutimin e grave

Presidenti francez Macron kërkon njohjen e shtetësisë palestineze si ‘rruga e vetme drejt paqes’

Britania e Madhe kërcënon Izraelin me sanksione shtesë nëse armëpushimi në Gaza nuk arrihet ‘brenda javëve të ardhshme’

Numri i të vdekurve nga protesta e fundit antiqeveritare në Kenia rritet në 31

Elon Musk ‘plas bombën’ e radhës, akuzon ish-këshilltarin e Trump se është i përfshirë në dosjen ‘Epstein’

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025

Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim mbrëmjen e sotme me Netanyahun: Duhet ta zgjidhim këtë çështje!

Avokati Leonard Karaj: Burgosja e Ervin Salianjit pë Ramën ishte “gol politik” por Salianji do të sjelli sinergji të reja në PD

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.