Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i ftuar në Fax News, foli në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore, i cili tha se ka pasur dakordësinë edhe të ndërkombëtarëve.
Vasili zbuloi edhe se pse marrëveshja u firmos në gjuhën angleze, ku tha se ka qenë një nga mbështetësit e që të firmosej në anglisht pasi, sipas tij partnerët ndërkombëtar duhet të kishin në gjuhën që ato lexojnë atë angazhim që merrej për t’u mbajtur.
“Meta dhe Basha i kanë kujtuar këtij të marri, sepse ky është i çmendur nuk di çfarë flet. I kanë thënë votoni 5 qershorin, marrëveshje e cila u mbikqyr me pjesëmarrje aktive të Shteteve të Bashkuara, BE, dhe shteteve të tjera.
Pra faktorët botërore e nuk ishin duke e kqyrur, por ishin në tavolinë. Është një marrëveshje politike, për mënyrën e saj historike, pasi është përgatitur në anglisht. Ishte përgatitur në anglisht dhe jo rastësisht. Unë kam qenë një nga mbështetësit e fortë që të firmosej në anglisht. Do të thoni ju nuk ke krenari për Shqipërinë, kam shumë krenari, por ta shpëtoja vendin tim do më duhej që partnerët ndërkombëtar të kishin në gjuhën që ato lexojnë atë angazhim që merrej për t’u mbajtur.
Këtu nuk ka dilema. Ky i marrë i tërhiqte vëmendjen presidentit, kujdes kur u flet ambasadorëve dhe ndërkombëtarëve. Sot kemi një marrëveshje që është kyç dhe që u përgatit jo rastësisht nga ambasada e SHBA-së. Ka mbështetjen e plotë në logjikë, në vizion në ato objektiva që do të arrijë vendi. Dhe është e vetmja marrëveshje u përshëndet nga sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo.
BE e kanë thënë në bllok që kjo ishte marrëveshja më e mirë e arritur ndonjëherë. Edi Rama do të mbahet mend s ii vetmi njeri që bëri zgjedhje moniste. Ky emër këtë do të ketë.”- tha Vasili.